Zv.kryeministri i Maqedonisë reagon pas vdekjes së Shpat Kasapit

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi.

Ai e ka cilësuar humbjen e tij një tronditje të madhe për gjithë komunitetin artistik.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Ikja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e vlerësonin artin e tij. Shpati la pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e publikut. Muzika e tij është një vlerë që nuk shuhet. Në këtë ditë të rëndë, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, të afërmve dhe gjithë komunitetit artistik. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij, dhe u prehtë në paqe”.