div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Shikoni LIVE uraganinin që ka goditur Floridën, po fryjnë erëra jashtëzakonisht të forta

Uragani Milton, më i forti në njëqind vitet e fundit, goditi Florida. Edhe pse u dobësua nga Kategoria 5 në Kategorinë 2 në prag të mbërritjes së tij në brigjet e Floridës, uragani lë shkatërrime pas tij.

Më shumë se një milion njerëz janë evakuuar, zona të shumta tashmë janë përmbytur, niveli i detit po rritet, sasia ekstreme e shiut dhe erërat me shpejtësi 200 kilometra në orë janë regjistruar.

Zonat më të goditura janë Napoli, Fort Myers dhe Tampa.

Pjesë të Floridës janë përmbytur, me Napolin dhe Fort Myers veçanërisht në gjendje të rëndë.
Autoritetet në Florida thanë se ishte tepër vonë për të evakuuar dhe i drejtuan njerëzit në strehimore.
CNN: Ka shume vdekje në Florida, shtëpitë e tyre me ta brenda u shkatërruan

Shumë njerëz kanë vdekur në kontenë St. Lucie si pasojë e stuhisë, tha Sherifi Keith Pearson për “CNN News Central”, megjithëse ai nuk mund të thoshte saktësisht se sa.

“Fatkeqësisht, më duhet të raportoj se kemi shumë vdekje,” tha ai.
Pearson tregoi se një “komunitet shtëpiak modular” për banorët 55 vjeç e lart u godit nga një tornado.
“Të gjitha shtëpitë e tyre me ta brenda u ngritën, u zhvendosën, u shkatërruan. Dua të them se çdo gjë në uragan ose në rrugën e këtij tornado është zhdukur.”
Agjencia e Pearson mbetet e fokusuar në operacionet e shpëtimit dhe “të shpëtojmë sa më shumë njerëz që mundemi”, tha ai, duke vënë në dukje se reaguesit e parë kanë përfunduar deri më tani shpëtimin e të paktën 25 personave. /CNN
Publikohen pamjet: “Përleshje” ndërmjet PDK-së dhe VV-së

Mbledhja e Asociacionit të Komunave të Kosovës është ndërprerë pas një tensioni midis disa kryetarëve të komunave që drejton Lëvizja Vetëvendosje dhe atyre të PDK-së.

Në videon e publikuar kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ai i Kamenicës, Kadri Rrahimaj dhe Qemajl Aliu i Shtimes shihen në një tollovi bashkë me disa kryetarë të tjerë.

Lidhur me incidentin ka bërë reagim kreu i Kamenicës, Kadri Rrahmiaj, duke pretenduar se në kuvend u tentua t’i mohohej e drejta e VV-së për të pasur anëtar bordi në AKK dhe mosanëtarësimi i komunave Veriore të Kosovës në AKK.

Ekskluzive: Kjo është deputetja e radhës që largohet nga grupi i VV-së

Drita Millaku është zyrtarisht është larguar nga Lëvizja “Vetëvendosje”.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se ajo ka shkëputur lidhjet me partinë e Albin Kurtit.

“Po, Drita është larguar nga LVV-ja. Është larguar edhe nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes në WhatsApp-i”, ka thënë ky burim.

Ndryshe, Vetëvendosjes para dy javëve i janë larguar dy deputetë, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.

Lladrovci e Rahimaj përleshen në mbledhjen e Kuvendit të AKK-së

Kuvendi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

E njëjta nuk ka zgjatur më shumë se 20 minuta dhe është ndërprerë.

Kjo për shkak se kryetarët e LVV-së thonë se u është mohuar e drejta e fjalës.

Derisa, kryetari i Shtimes, Qemal Aliu tha për teve1 se në ketë situatë është shkuar deri tek kërcënimet e shantazhet.

Po ashtu, ai tha se kryetari i Kamenicës Kadri Rahimaj është sulmuar fizikisht nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ndërsa, kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq tha për tëvë1 se nuk është hera e pare që Kuvendi i AKK-së mbahet në mënyrë të parregullt.

Ai tha se shkelja tjetër është se statusi i tri komunave veriore Zveçan Zubin Potok e Leposaviq që nuk janë anëtarësuar në AKK./teve1.info/

Publikohen pamjet: “Përleshje” ndërmjet PDK-së dhe VV-së

 

Luiz Ejlli dënohet me një vit burgim, prokuroria jep detaje

Është dënuar me një vit burgim Luiz Ejlli.

Ai është dënuar mbi akuzat për falsifikim të dokumenteve për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Njoftimi i Prokurorisë:

Falsifikuan dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet ish-noteri L.E. dhe shtetasi F.A.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi dënimin me 12 muaj burgim të ish-noterit E.L., dhe shtetasit F.A. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të vitit 2022, me të pandehur, shtetasit L.E dhe F.A., rezultoi e provuar se i pandehuri F.A., në bashkëpunim me të pandehurin L.E., ish-noter, kanë falsifikuar deklaratën noteriale, të cilën i pandehuri F.A. e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.

Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri L.E., ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit. U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit L.E. dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.

Konkretisht, i pandehuri L.E, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin F.A., kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri F.A., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë.

Në datën 02.10.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe vendosur të deklarojë fajtor të pandehurit për faktin e dërguar për gjykim, si më poshtë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit L.E., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 prag.2, i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) muaj burgim

– Deklarimin fajtor të të pandehurit F.A, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve, kryer në bashkëpunim, dhe dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim.

Bëhet virale videoja ku një DJ shihet pa ndjenja në festën e Diddy-t, reperi tallet me të

Në rrjetet sociale është përhapur një video e re e arrestimit të Sean Diddy Combs-it, e cila i ka mërzitur shumë njerëz.

Videoja është realizuar në një nga festat e tij famëkeqe, në të cilën ai tallej me DJ britanik James Ford, i cili kishte mbetur pa ndjenja.

“Për të gjithë ata në Londër që nuk e dinë se çfarë ndodh kur një burrë i bardhë vjen në festën e P. Diddy-t… Kjo është ajo që ndodh me një të bardhë”, tha Diddy në video, më pas iu drejtua James, i cili ishte në një shtrat. “Dhe është James…! DJ-të nuk duhet të humbasin mendjen. Por ata vijnë në një nga festat e mia dhe kjo u ndodh atyre”, tha Diddy gjatë festës së tij në Londër në fillim të viteve 2000.

Një burim i afërt me Diddy foli për TMZ-në dhe doli në mbrojtje të Diddy. “Pretendimet e tij nuk ishin nënçmuese. Njerëzit vazhdojnë të postojnë video të vjetra për t’iu përshtatur mendimeve negative dhe gjithçka është jashtë kontekstit”, tha burimi.

https://x.com/SchengenStory/status/1843766992131760363

Serbët mblidhen para stacionit policor në veri

Partia Demokratike Serbe ka bërë të ditur se sot do të organizojnë protestë.

Në njoftimin e kësaj partie thuhet se protesta do të fillojë nga ora 10:00 dhe përmes saj kërkohet lirimi i menjëhershëm i liderit të tyre, Aleksandar Arsenjieviq, i cili u arrestua dje nga Policia e Kosovës.

Tutje, bëhet e ditur se kjo protestë do të zhvillohet te Stacioni Policor në veri të Mitrovicës, teksa në njoftim u tha se  kjo protestë nuk ka karakter politik, por sipas tyre, qytetar.

E dhimbshme: Ky është i moshuari që humbi jetën pasi u godit nga një veturë

Dje rreth orës 19:00 një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës, raporton Sinjali.

Sinjali mëson se personi që humbi jetën pas u godit nga vetura është Sahit Sahiti, i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tha se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion”, tha ai për Sinjalin.

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku mbet i vdekur një moshuar

Gazeta Imazhi mbrëmë raportoi se në Jashanicë të Klinës, një i moshuar u godit për vdekje nga një veturë.

82-vjeçari Sahit Sahitaj u godit teksa po kalonte rrugën, ndërkaq njësitet policore dolën menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar incidentin.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, mbrëmë konfirmoi rastin, duke pohuar se aksidenti ndodhi rreth orës 19:05.

Ndërkohë, drejtoria rajonale e policisë në Pejë ka dhënë detaje të reja mbi rastin.

 

“Ju informojmë se më 09 tetor 2024, rreth orës 19:05, policia është informuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Jashanicё-Klinё.

Nё vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Nё kёtё aksident ishin tё involvuara njё automjet me targa vendore dhe njё kёmbёsor. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё derisa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nё rrugën Skenderaj-Klinё dhe me tё arritur ne fshatin Jashanicё-Klinё, godet kёmbёsorin, i cili ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjes, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me urdhër të prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёsa i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё”, thuhet në njoftimin e Policisë.