div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Gjesti ia thotë fjalët e papritura Eglit: Të betohem…

Mbrëmjen e kaluar, pas Prime-it, Egli dhe Gjesti biseduan së bashku rreth raportit të tyre. Banori i tha se ajo meriton dikë më të mirë e më të sjellshëm, por duket se kjo nuk u prit aspak mirë nga Egli.

Biseda mes tyre:

Gjesti: Ti meriton një djalë më të mirë dhe më të sjellshëm se unë

Egli: E ke vendosur që nuk je ti ai djali.

 

Gjesti: Nuk e kam vendosur, unë jam ky djali

Egli: Nuk je ti ai që vendos se çfarë meritoj unë?

Gjesti: Betohem në Zot që nuk ndjej asgjë për ty

Egli: Para 20 sekondash the që ndjej diçka, se po më bën të dukem si dikush tjetër këtu

Gjesti: Asnjë ndjenjë nuk e kam

Gjesti sot ka një surprizë në BBVA

Menaxheri Xhani Demika, ka njoftuar se Gjesti do të ketë një surprizë sot në BBVA.

Thashetheme të shumta po fliten në rrjetet sociale për të, mirëpo kjo duket të jetë e vërtetë, shkruan IndeksOnline.

Postimi i Demikës rreth surprizës së Gjestit është shpërdarë edhe në Instagramit e këngëtarit, të cilin e menaxhojnë personat e besueshëm të tij.

Se çfarë ka përgaditur BBVA nuk dihet ende, ani pse tash e disa ditë po flitet se Xheneta do të hyjë në këtë reality show. Se kush do të jetë befasia e Gjestit do ta shohim në Prime-in e sotëm.

 

Postimi:

Xheneta do të bëhet pjesë e Big Brother Albania si banore?

Dy ditët e fundit të kësaj jave, mediet kanë bombarduar me lajme rreth Xhenetës dhe hyrjes së saj në Big Brother VIP Albania.

Burime për Prive Klan Kosova konfirmojnë se bukuroshja do të bëhet pjesë e edicionit të fundit të BBVIPAL.

Për shkak të situatës që është krijuar, ende nuk dihet nëse ajo do të hyjë të shtunën apo gjatë javëve në vazhdim

 

 

Mbetet të shihet se cilën ditë Xheneta do të futet në “Big Brother Vip Albania” dhe cila do të jetë dinamika e lojës mes saj dhe Gjestit.

Këta dy yje të “Big Brother Vip Kosova 3” do të jenë të vetmit konkurrentë nga Kosova në këtë garë.