Remzie Osmani bëhet gjyshe, vjen në jetë nipi, i vendos emër të veçantë

Këngëtarja Remzie Osmani është bërë gjyshe për herë të tretë.

Djali i saj Hamza dhe bashkëshortja e tij, Gëzimja mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Ben Hamzaj, më 3 shtator 2025.

Lajmin e bukur e ndau vetë Gëzime përmes një postimi emocionues në rrjete sociale, ku shkroi:

“Një dhuratë e çmuar nga Zoti, një dashuri e pafund iu shtua familjes sonë, mirë se erdhe bekimi jonë i tretë, Ben Hamzaj 03.09.2025.”

Në fotografinë e postuar, çifti shfaqet pranë tre fëmijëve të tyre, duke reflektuar lumturi dhe gëzim të madh në këtë ditë të veçantë.

Me ardhjen në jetë të vogëlushit Ben, Remzie Osmani tashmë gëzon titullin e gjyshes për herë të tretë, një emocion i papërshkrueshëm për të dhe të gjithë familjen.

Urime të përzemërta familjes Hamzaj dhe mirë se erdhe në jetë, vogëlushi Ben! /Prive By Liberta Spahiu

 

Ky është 43-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Malishevë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:50 në fshatin Astrazub të Malishevës, ku humbën jetën dy persona ndërsa u lënduan edhe dy të tjerë.

Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se personi që humbi jetën është, Masar Krasniqi .

Ndërsa viktima tjetër një femër mga familja Popaj.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

“Sot rreth orës 15:50, në fshatin Astrazub të Malishevës është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupat e viktimave dërgohen për ekzaminim mjeko-ligjor” deklaroi Elezi.

Kurtit nuk i pëlqen pyetja pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë, i kthehet keq gazetares

Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti nuk ka pëlqyer fare që ia bënë gazetarët gjatë përurimit të një çerdheje në Orllan të Podujevës

Ai u pyet aty se pse s’po e shkollon edhe vajzën e tij në Kosovë derisa po lavdëronte punën e tij në arsim.

Në vazhdimësi po përkrahni projekte në arsim, a s’janë këto të mjaftueshme që edhe vajza juaj të shkollohet në Kosovë?”, ishte pyetja e gazetares së Klan Kosovës.

“Unë po ju falënderoj shumë që po i ndiqni këto investime që po i bëjmë ne këtu, dhe natyrisht që unë kujdesem për të gjithë fëmijët e Kosovës dhe po bëjmë atë që s’ka bërë asnjë qeveri para neve. Madje, të gjitha qeveritë marrë së bashku nuk mund të krahasohen me numrin e çerdheve që kemi hapur ne. Katër çerdhe për 18 vjet në njërën anë dhe në anën tjetër i kemi për vetëm katër vjet 65 çerdhe ose të ndërtuara ose në ndërtim e sipër”, tha Kurti.

Ndërkaq, ai iu hakmor asaj menjëherë.

Sa i përket televizionit tuaj, besoj që ju duhet t’u thoni pronarëve që t’ia ktheni 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës”.

Fero eskalon ndaj Arbenitës: Ti vrave babain tënd, ditë kur lindi vajza jonë

Pas reagimit të gjatë të Arbenita Ismajlit, ku tregoi gjithë dhimbjen dhe akuzat e saj ndaj ish-bashkëshortit, Fero, ajo nuk u ndal vetëm te ai, por edhe tek babai i tij.

Një ndjekëse anonime i ka shkruar Arbenitës, duke zbuluar se në fakt ajo ishte vajza biologjike e babait të Feros, pra motra e tij, që nuk e ka takuar kurrë. Ajo pretendon se babai i reperit kishte bërë të njëjtën gjë me nënën e saj, duke e trajtuar keq dhe duke përsëritur ciklin e traumës që më pas Fero, sipas akuzave të Arbenitës, e kishte ushtruar edhe ndaj saj.

Mesazhi i saj i plotë drejtuar Arbenitës ishte:

“Babai i tij është babai im biologjik. Ai i bëri të njëjtën gjë nënës sime atëherë. Fiks të njëjtat gjëra. Unë nuk e kam takuar kurrë Fero-n dhe as babain tim biologjik. Mamaja ime më tregoi gjithçka dhe jam krenare që ajo luftoi kaq shumë për mua. Ji e fortë dhe lufto edhe ti për veten dhe vajzën tënde. Të them vetëm këtë dhe të uroj forcë, sepse të kam ndjekur prej kohësh.”

Arbenita e publikoi këtë mesazh me komentin:

“Si babai, ashtu edhe i biri. Fatkeqësisht disa njerëz nuk janë mjaftueshëm të fortë për të thyer traumën që u jep familja. Një familje vërtet e sëmurë…”

Por Fero nuk qëndroi duarkryq. Në reagimet e tij të radhës, reperi publikoi një tjetër “shpërthim” në rrjetet sociale, duke sulmuar ashpër nënën e vajzës së tij dhe duke shkuar deri aty sa ta akuzonte për vrasjen e babait.

“3 vjet më vonë… zgjohesh me akuza të rreme? Kush të mësoi ty të shkruash? Nuk di as të shkruash – analfabete. Mos harro, fama e vogël që ke marrë ishte vetëm nga fakti që ishe pranë meje. Vetëm kur doli urdhri i arrestit, fillove të flisje budallallëqe. Gjykata do merret me shpifjet e tua. Ti je ajo që je në arrati – jo unë.”

Në një tjetër postim ai shtoi edhe këtë:

“Ti e vrave babain tënd. Më vjen keq për ty, por më shumë për babain tënd.”

Më pas, Fero ndau edhe një artikull nga mediat, ku kujtohej fakti se babai i Arbenitës ndërroi jetë në ditën kur ajo solli në jetë vajzën e saj, duke e shoqëruar me fjalët:

“A nuk është kjo një shenjë nga Zoti?”  

E gjithë kjo përplasje po kthehet në një betejë të hapur mes ish-partnerëve, ku akuzat personale, familjare dhe morale kanë kaluar çdo kufi.

Këta janë banorët e Big Brother VIP Albania?

Thuhet se “Big Brother VIP Albania 5” ka rinisur përgatitjet dhe në fakt, ka gati edhe disa nga personazhet që përfliten se do t’i bashkohen garës për të fituar çmimin e madh.

Këtë radhë, kasti, siç po qarkullon nëpër medie të ndryshme, përbëhet nga më shumë të rinj, të cilët mund t’i japin dinamika interesante shtëpisë.

Këta janë disa nga emrat e përfolur:

Loré, këngëtare
Hilda Kërtalli, influencuese
Kleoniki Delijorgji, modele
Roerd Toçe, aktor
Kostana Morava, gazetare
Vitmar Basha, këngëtar
Rene Reffo, influencuese

Sigurisht, asgjë nuk është konfirmuar nga vetë produksioni, pasi si çdo vit, bëhet (deri diku) maksimumi që lista të jetë private dhe të vijë si surprizë për publikun.

Ky televizion e transmeton ndeshjen Zvicër – Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot nis kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Në ndeshjen e parë, ”Dardanët” do të luajnë si mysafire e Zvicrës, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”St. Jakob-Park” në Bazel, më fillim nga ora 20:45.

Stadiumi pritet të jetë i mbushur, pasi ka pasur interesim të madh nga tifozët kosovar që jetojnë në Zvicër.

E për të gjithë at që nuk mund të jenë prezent në stadium, ndeshjen mund ta ndiqni live përmes Radio Televizionit të Kosovës – RTK.

Publikohet formacioni zyrtar i ndeshjes Zvicër – Kosovë, befasi në 11shen e Dardanëve

 

Publikohet formacioni zyrtar i ndeshjes Zvicër – Kosovë, befasi në 11shen e Dardanëve

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot nis kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Në ndeshjen e parë, ”Dardanët” do të luajnë si mysafire e Zvicrës, shkruan IndeksOnline.

 

 

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”St. Jakob-Park” në Bazel, më fillim nga ora 20:45.

Selektori i Kosovës, Franco Foda dhe ai i Zvicrës, Murat Yakin, tashmë kanë publikuar 11-shet startuese.

Gjyqtar kryrsor i kësaj përballje do të jetë polaku, Szymon Marciniak.

Nga minuta e parë për Kosovën është edhe prurja e re, Leon Avdullahu.

Abdixhiku për vendimin e Kushtetueses: Padituria kushton, koha e shkatërruesve të shtetit po mbaron

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka aprovuar kërkesën e dorëzuar nga Lista Serbe për vendosjen e një mase të përkohshme lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 30 shtator 2025.

Abdixhiku parmes një postimi në Facebook, thotë se me një masë tjetër, bllokada po vazhdon, derisa shton se padituria kushton.

Postimi i plotë i Lumir Abdixhikut:

Masë tjetër, bllokadë tjetër. Padituria kushton.

Ja ku na ka sjellë popullizmi.

Një shtet i tërë i bllokuar, për një pozitë të parëndësishme partiake në Kuvendin e Kosovës.

Edhe 30 ditë të tjera të humbura – minimalisht. Tridhjetë ditë të tjera pa institucione funksionale, pa ligje që bëhen, pa projekte që ecin. Si po humbka Serbia kështu? Ne të bllokuar për një nënkryetar të parëndësishëm, e ata humbës disi?!

U thamë. Nuk dëgjuan.

U treguam. Nuk panë.

Kështu ndodhë kur shkatërruesit e shtetit, shkelësit e 48 herë Kushtetutës rresht, për synim nuk kanë atdheun, por kauzën elektorale për një votë a dy. Në mungesë të ideve, në mungesë të projekteve, në përballje me afera korruptive që bërtasin gjithandej hajni, vreri i tradhëtarëve e patriotëve në moçalin e madh të pështymave bëhet krejt i lehtë. Gojën plot Serbi – është lehtë. Punë për Kosovën është vështirë për ata që veç karrigën kanë synim.

LDK është e saktë sepse e kupton shtetin. Që nga shkurti e deri më sot, çdo pozicion i ynë politik kishte kuptim shtetar e kushtetues. Përballja me popullizmin nuk është e lehtë, por mbetet e paalternativë. Besimi ynë në Republikë e demokraci do të na udhëheqë.

Koha e shkatërruesve të shtetit duhet të mbarojë.

Koha e shkatërruesve të shtetit po mbaron.