Skip to content
Lajmi i Fundit
Arsyeja është e thjeshtë. Këta burra e kaluan kufirin shqiptaro-shqiptar qindra herë nëpër male për ne, për lirinë tonë dhe për shtetin që e gëzojmë sot. Prandaj, kur të kthehen të lirë, le t’ua shpërblejmë sadopak atë mund, atë sakrificë dhe atë rrugëtim të vështirë që e bënë për popullin e tyre. Ata e mbrojtën Kosovën me trupin dhe jetën e tyre. Luftuan që ne sot ta kemi flamurin, shtetin dhe lirinë. E mbi të gjitha, nuk lejuan që lufta e drejtë e UÇK-së të njollosej, por e mbrojtën me dinjitet deri në fund. Unë, si Labinot Tahiri, dhuroj 10.000 euro për këtë iniciativë. Ftoj biznesmenët, miqtë dhe shokët e çlirimtarëve që bashkë t’i mbledhim rreth 200.000 euro për këto dhurata. Atëherë e fituan luftën duke bartur armatimin me kuaj e gomarë nëpër male. Sot, kur të kthehen të lirë në tokën e tyre, le të ecin me qetësi, me dinjitet e me komoditet, sepse këtë e meritojnë çlirimtarët e Kosovës. Kjo nuk është thjesht një veturë. Është një shenjë mirënjohjeje nga populli për njerëzit që sakrifikuan rininë dhe lirinë e tyre që ne sot ta gëzojmë tonën. Sinqerisht e me zemër, Labi, Kosovë e Shqipërisë.”