Milaim Zeka: “Vjosa është një milion herë më e rrezikshme se Albin Kurti”

Gazetari dhe analisti Milaim Zeka ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Kosova Live, ku ka krahasuar rolin politik të presidentes Vjosa Osmani me atë të kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Zekës, Osmani është treguar “një milion herë më e rrezikshme se Kurti”, pasi në shumë raste ka qëndruar e heshtur dhe nuk ka reaguar, edhe kur kryeministri ka marrë vendime që, sipas tij, kanë qenë në dëm të raporteve të Kosovës me ShBA-në.

“Kurti ka bërë gjëra që nuk kanë qenë në favor të Kosovës, sidomos për marrëdhëniet me amerikanët. Por, për mua, edhe më problematike është fakti që presidentja ka heshtur. Ky është rreziku i saj më i madh politik”, tha Zeka

Deklarata e plotë:

Gazetari dhe analisti Milaim Zeka ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Kosova Live, ku ka krahasuar rolin politik të presidentes Vjosa Osmani me atë të kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Zekës, Osmani është treguar “një milion herë më e rrezikshme se Kurti”, pasi në shumë raste ka qëndruar e heshtur dhe nuk ka reaguar, edhe kur kryeministri ka marrë vendime që, sipas tij, kanë qenë në dëm të raporteve të Kosovës me ShBA-në.

“Kurti ka bërë gjëra që nuk kanë qenë në favor të Kosovës, sidomos për marrëdhëniet me amerikanët. Por, për mua, edhe më problematike është fakti që presidentja ka heshtur. Ky është rreziku i saj më i madh politik”, tha Zeka.

PAMJE: Momenti kur Policia hynë brenda Manastirit të Banjskës ku po qëndronte Milan Radojçiq

Sot janë bërë dy vjet prej sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku një grupi i prirë nga Millan Radoiçiq e sulmoi Policinë e Kosovës, si pasojë e të cilit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa u plagos polici Alban Rashiti e u lëndua një tjetër.

Lidhur me këtë rast, Tëvë1 ka ndarë pamjet nga momenti kur policia e Kosovës kishte hyrë në Manastirin e Banjskës.

Në pamje shihen armë të ndryshme e municion.

“E di që babai im nuk ishte vetëm im, por i gjithë Kosovës”, djali i Afrim Bunjakut me një fjalim emocionues

Në Prishtinë po mbahet një akademi përkujtimore në nderim të policit të vrarë në sulmin në Banjskë, Afrim Bunajku.

Para të pranishmëve, një fjalim mbajti edhe djali i vogël i Afrim Bunjakut, Fatlumi,

Ai deklaroi se plagët e mungesës së babait të tij nuk shërohen kurrë.

“Jemi mbledhur këtu për ta kujtuar, babain, heroin, Afrim Bunjaku. Kanë kaluar dy vite nga ajo ditë e dhimbshme, kur ai ra heroikisht, por plagët e mungesës së tij nuk shërohen kurrë. Çdo mëngjes kur zgjohem e ndjej boshllëkun që ka lënë, e kujtoj buzëqeshjen dhe fjalë e tij”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi më tej, se bashkë me mallin që ka, ai e di se babai i tij ra për një ideal më të madh, për atdheun, kufijtë, e Kosovën.

“Është e rëndë ta them, por edhe pse nuk është pranë meje, unë ndihem krenar që pata një baba si ai. Sa herë që i takoj kolegët e tij, e di që babai nuk ishte vetëm i imi, por i gjithë Kosovës. Babai im prehu i qetë, ne do të kujtojmë gjithmonë”, tha ai.

Heroi Afrim Bunjaku u vra nga forca terroriste serbe më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Kurti: Nuk do të lejohet të hiqet asnjë grimë nga territori, sovraniteti apo nga pavarësia e Kosovës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në akademinë përkujtimore në dyvjetorin e Afrim Bunjakut ka thënë se edhe vidoexhirimet nga dronët tregojnë se në krye të grupit kriminal ishte Millan Radoiçiqi

Edhe përkundër kësaj, Kurti tha se Lista Serbe asnjëherë nuk e ka dënuar sulmin terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.

Këtu ai çoi mesazh se nuk do të lejohet të hiqet asnjë grimë nga territori, sovraniteti apo nga pavarësia e Kosovës.

“Siç e kemi parë edhe nga videoxhirimet me dron, në krye të grupit kriminal ishte Milan Radoiçiq, që në atë kohë ishte nënkryetar i partisë Lista Serbe. Pavarësisht kësaj, Lista Serbe asnjëherë nuk e ka dënuar sulmin terrorist në Banjskë. Në këtë pikë më lejoni të them sa më qartë as Lista Serbe dhe asnjë parti apo organizatë e fshehtë apo legale, nuk do të mund, sepse nuk do të lejohet, ta heqë asnjë grimë nga territori, sovraniteti apo nga pavarësia e Republikës së Kosovës. Kjo sepse Kosova është dhe do të vazhdojë që të mbetet histori e suksesshme e shtet-ndërtimit, për të cilin paraprakisht janë mbajtur mijëra e mijëra vite burgosje politike, janë vrarë mbi 2 mijë dëshmorë gjatë luftës së drejtë të UÇK-së, janë vrarë e masakruar mijëra viktima civile në luftë pikërisht me Serbinë”, tha ai.

Operacioni “Qielli i Thyer”, arrestohen shtatë persona (Pamje)

Në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëhejqen e  Prokurorisë Speciale të Kosovës, të mërkurën është zhvilluar një operacion policor në regjionet e Prishtinës dhe Pejës.

Ky aksion, i koduar me emrin “Qielli i Thyer”, është realizuar në 25 lokacione të ndryshme, ku si rezultat janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale:pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave.

Të pandehurit, dyshohet se kanë përdorur aplikacionin e njohur për komunikim të enkriptuar “SkyECC” për të organizuar aktivitetet e tyre kriminale.

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit në këto lokacione është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e provave materiale, dhe pasurive të specifikuara duke përfshirë:

 

 

  • 638 gramë substancë narkotike e dyshuar si kokainë;
  • Një ( 1 ) peshore për matjen e lëndëve narkotike;
  • 11,065 euro para të gatshme;
  • 34 automjete;
  • Shtatë (7) armë zjarri;
  • Dokumente personale me identitet të rremë;
  • Pajisje elektronike;
  • Dokumentacion i ndryshëm pronësor dhe financiar.

Operacioni është mbështetur nga një bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar, përmes shkëmbimit të të dhënave me autoritetet belge, franceze, holandeze dhe agjencinë europiane Europol, duke siguruar koordinim të plotë ndërkufitar.

 

Detaje nga rrahja në objektin e Komunës së Prishtinës, Kupina sulmohet me shishe në kokë

Kryetari i Lidhjes për Prishtinë, Fehmi Kupina është sulmuar me shishe në kokë në objektin e Komunës së Prishtinës.

Ai është sulmuar nga Sami Salihu, djali i ish-zyrtarit Fehim Salihu, menjëherë pas seancës së Kuvendit Komunal, ku i pranishëm besohet se ishte edhe kryetari Perparim Rama.

Kupina ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa incidenti ka shkaktuar tensione të mëdha brenda Komunës. Policia është njoftuar dhe pritet të dalë me detaje lidhur me rastin.

Të premten dorëzohet padi në Prokurori kundër kryeparlamentarit Dimal Basha

Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini, ka njoftuar se të premten në Prokurorinë Speciale do të dorëzohet kallëzimi penal dhe padia ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës dhe për bashkëpunimin e tij me një autore për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore të një universiteti në SHBA.

Avokati Gent Gjini bëri të ditur se të premten në ora 13:20 do të dorëzohet kallëzimi penal dhe padia.

“Ditën e premte në Prokurorinë Speciale në ora 13:20 do të dorëzojmë kallëzimin penal dhe padinë ndaj Dimal Bashës për propagandën në përhapjen e fakteve jo të vërteta ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja është financuar nga kartelët e drogës, e ku Dimal Basha këto pretendime i ka theksuar në një revistë shkencore në një universitet në SHBA, e po ashtu faktit se Dimal Basha ka bashkëpunuar me një autore dhe kanë përhapur fakte kundër UÇK-së, duke dhënë informata kësaj autore në publikimin e kësaj reviste kundër popullatës shqiptare. Andaj unë si avokat dhe një përfaqësues i UÇK-së të premten do të procedojmë kallëzimin penal, ku do të kërkojmë që gjatë hetimit të kësaj çështje të merret në tërësi revista e publikuar dhe do të kërkojmë nga Prokuroria Speciale që Dimal Bashës t’i ndalohet ushtrimi i pozitës së kryeparlamentarit, përderisa çështja të trajtohet dhe të hetohet nga Prokuroria Speciale. Universiteti amerikan do të na sigurojë revistën shkencore dhe do të shprehet vepra penale që ka kryer Dimal Basha”, tha Gjini për EO.

Rrahja në objektin e Komunës së Prishtinës, publikohen pamjet

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se personi që ka përfunduar me lëndime pas incidentit të sotëm në objektin e Komunës së Prishtinës është zyrtari Fehmi Kupina.

Ai është goditur me shishe në kokë nga Sami Salihu, djali i ish-zyrtarit Fehim Salihu, menjëherë pas seancës së Kuvendit Komunal, ku i pranishëm besohet se ishte edhe kryetari Perparim Rama.

Kupina ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa incidenti ka shkaktuar tensione të mëdha brenda Komunës

Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku bëri të ditur se tre persona janë shoqëruar në Polici, lidhur me rastin.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona, të cilët ishin përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.”, thuhet në konfirmim.

Në disa fotografi të siguruara nga Nacionale shihet Salihu teksa përcillet nga Polici, e Fehmi Kupina në Ambulancë.

Mozzik: I kam gjetur tre GPS në veturat e mia private

Rep-artisti nga Ferizaj, Gramoz Aliu tha se i ka gjetur tre pajisje gjurmuese – GPS të vendosura në veturat e tij private.

Aliu, i cili këtë javë u përfshi në një rast të turpshëm të blerjes së një ore fallce të brendit mega-luksoz Richard Mille, tha se GPS-at i ka gjetur të vendosur në veturat e tij vitin e kaluar.

Ai tha se ato dyshohen t’iu kenë vendosur pas rastit të grabitjes së shtëpisë së tij në Ferizaj.

“Edhe pas vjedhjes, i kom gjetë 3 GPS në kerre të mira private”, tha ai.

“E kërkush, kërkujt s’po ia ndinë për tatimpaguesin më të madh nga artistët shqiptarë”, përfundoi Mozzik.

EKSKLUZIVE: Dyshohet për drona të dyshimtë në Veri, FSK në alarm – thërret ushtarët nëpër kazerma

Dyshohet së disa drona të dyshimtë janë parë duke lëvizur në Veri të Kosovës. Burime të rajonit brenda organeve të sigurisë bëjnë gë ditur së lëvizjet e dronave janë parë mbrëmë pas orës 22:00.

Po ashtu burime ekskluzive të rajoni.org kanë bërë të ditur së FSK në mesnatë në gjendje alarmi ka mbledhur ushtarët nëpër kazerma në gjendje gadishmërie.

Rajoni.org i ka shkruar policisë së Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit të lajmit.