Kënga e Llalloshit për Kurtin që “qet pushkë”, reagon ashpër Mehmetaj: E refuzoi pushkën në luftë…

Kënga e Edona Llalloshit për Albin Kurti në terma folklorik e heroik si dikush që “qet pushkë” ka vazhduar të ngjallë reagime, ku i fundit ishte Lirim Mehmetaj, i cili tha se përkundrazi, Kurti “refuzoi ta kap pushkën në luftë”.

Postimi i plotë:

Edona Llalloshi po thote ne kenge qe nese nuk qet pushke koritesh.

Kjo nuk eshte e vertete. Me u tute me qite pushke eshte ne rregull. S’jane krejt per pushke

Sa ma shpejt qe e sherojme Albin Kurtin nga kjo ndjenje e turpit çlirohemi edhe ne prej tij.

Po. Refuzoi ta kape pushken bash midis lufte. Per ma teper provoi me e demobilizu rinine ne ate kohe duke iu thane se duhet lene armet e te merren me aktivitet paqesor.

E paraqiti si filozofi, cka ne fakt ishte tute.

Nuk ka dert qe je tute. Dert ka qe me pas ia shite shpirtin djallit dhe u fute ne misionin e zhberjes te krejt asaj qe ndertuan ata te cilet, ndryshe nga ti, nuk u tuten.

Na ta falim qe je tute o tucan. Cka s’kemi me te fale kurre eshte qe provove e po provon me shkaterru krejt cka ndertun trimat.

Ende pa u bërë një muaj nga vdekja e Shpat Kasapit, Selvija ndërmerr këtë hap prekës

Selvije Jao, bashkëshortja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, ka bërë sot një postim prekës në rrjetet sociale, teksa është nisur drejt Italisë e shoqëruar vetëm nga djali i tyre, Roeli.

Përmes një fotoje në “Instastory”, ku shfaqen biletat e avionit me destinacion Milanon për datën e sotme, 14 Dhjetor, ajo ka ndarë dhimbjen e mungesës së bashkëshortit.

“Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”, shkruan Selvija, duke e shoqëruar imazhin me këngën e Shpatit, “Kujtime m’ke lan”.

Ky udhëtim mbart një peshë të rëndë emocionale për familjen.

Vetëm më pak se një muaj më parë, Shpat Kasapi ndërroi jetë tragjikisht pikërisht në Itali, aty ku dha dhe frymën e fundit.

Mësohet se çifti kishte udhëtuar drejt shtetit fqinj për një arsye madhore: kryerjen e vizitave dhe trajtimeve të specializuara për djalin e tyre, lidhur me problemet në të folur.

Nisja e sotme e Selvijes tregon se ajo ka zgjedhur të vazhdojë betejën për shëndetin e djalit, duke u rikthyer në vendin ku humbi bashkëshortin, për të çuar deri në fund misionin prindëror që kishin nisur së bashku. /Prive By Liberta Spahiu

Ish-kryetari i Prishtinës synon rikthimin në Kuvendin e Kosovës

Ismet Beqiri nga LDK, po synon që në zgjedhjet e 28 dhjetorit, të rikthehet si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Për mungesën e tij në skenën politike, në “DPT te Fidani”, Beqiri tha se nuk i mbetet merak që s’ka qenë pjesë e një maskarade politike, megjithatë ai shtoi se do të donte të jepte sadopak kontributin e tij në parlament.

“Është shqetësuese ajo që ka ndodhur gjatë këtyre muajve që lamë pas, është një sentiment i veçantë kur mungon, dhe nuk mund të japësh kontributin, ani pse nuk të mbetet merak me qenë në të gjithë atë maskaradë që ka ndodhur gjatë këtyre muajve”, u shpreh Beqiri.

Megjithatë, fajin e bllokadës të shtetit, Beqiri ia hodhi partisë që fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ymeri: Shtrirja e sovranitetit në veri ka nisur që nga 2011-ta

Analisti politik, Visar Ymeri, vlerëson se sovraniteti i Kosovës ka nisur që nga viti 2011.

Ymeri, në “Debat Plus” u shpreh se Kosova ka shpallur pavarësinë në kufijtë akutual dhe jo pa veriun teksa kundërshtoi analistin, Sadri Ramabaja, i cili tha se Kurti ka bërë të pamundurën në Veri dhe atë që se ka bërë askush deri tani, njofton Dukagjini.

“Kur është shpall Pavarësia e Kosovës është shpallur në kufijtë aktual, nuk është shpallur kurrë pa veriun si pavarësi e Kosovës. Shtrirja e sovranitetit në veriun e Kosovës ka filluar që nga vitit 2011 dhe ka shkuar etap pas etape – secili veprim atje ka qenë shtrirje e sovranitetit. Ne e kemi pasur një qeveri që të gjithë kompromisin e bërë deri tani e ka pranuar tek të gjitha marrëveshjet, asnjëri nuk dallon nga tjetri, asnjëri si ka bërë dëm vendit e asnjëri nuk i ka sjell shumë dobi vendit”, u shpreh Ymeri.

Megjithatë, Ymeri u shpreh se vetëm në qeverisjen e Kurtit, Kosova ka ngecur në arenën ndërkombëtare.

“Procesi i lirisë dhe pavarësimit nuk është akti i një njeriu por është proces i gjatë i të gjithëve dhe duhet të shihet se në kuadër të rrethanave cili e ka shfrytëzuar më së miri pozitën e vet në të mirën e Kosovës. Kosova në arenën ndërkombëtare ka ngecur gjatë kohës së Kurtit i cili dje tha se vendi nuk ka qenë kurrë më mirë e kjo do të ishte e vërtetë më herët, por jo tani”, u shpreh Ymeri.

“Jam Albini pushkë me qitë”, Sibel Halimi e LDK’së i reagon Llalloshit: Kujt do t’i drejtohen plumbat artiste e dashur?

Kandidatja e LDK’së për deputete, Sibel Halimi, i ka reaguar Edona Llalloshit të VV’së për këngën që e këndoi në tubimin e VV’së në Zvicër, ku ishte edhe kandidati i VV’së për kryemiistër, Albin Kurti. Një nga vargjet ishte “jam Albini pushkë me qitë”.

Halimi ka thënë se romantizimi i dhunës nuk është art.

Ajo e ka pyetur Llalloshin se kujt do t’i drejtohen plumbat.

“Arti nuk është pushkë, as thirrje për të qëlluar. Arti është ndërgjegje, është pyetje, është dritë që e ndal dorën para dhunës.  “Jam Albini, pushkë me qitë”, kujt do t’i drejtohen plumbat, artiste e dashur?! “Pushka” e artistit nuk duhet t’i drejtohet askujt si armë, por padrejtësisë si ide, frikës si sistem, dhe heshtjes si bashkëfajësi. Vendit i duhet paqja dhe mirëqenia, jo romantizimi i dhunës.  Artisti ka përgjegjësi të mos bëhet jehonë e instinkteve të errëta, por zë i arsyes, i humanizmit dhe i shpresës. Kur arti humb këtë busull, ai pushon së qeni art dhe shndërrohet në propagandë”, ka shkruar Halimi.

Ndërron jetë papritur inspektori i AVUK-ut, Besnik Sadriu

Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur Besnik Sadriu, inspektor dhe punonjës i Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK).

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën për profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e tij në kryerjen e detyrës zyrtare.

Gjatë angazhimit të tij institucional, Sadriu u dallua për integritet dhe përgjegjësi, duke fituar respekt të gjerë në rrethin profesional.

I ndjeri ishte djali i profesorit të nderuar Mahmut Sadriu, ndërsa humbja e tij e parakohshme përbën një humbje të madhe për familjen, institucionin dhe shoqërinë në tërësi.

Varrimi do të bëhet sot, më 14 dhjetor 2025, pas namazit të ikindisë, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Davidovc.

Mustafa i ashpër me Albin Kurtin: Ai është veteran, por ka prodhuar situata kundër tyre

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit të UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me shpenzimet prej 36 milionë eurosh për mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Mustafa tha se kjo shumë është e vogël krahasuar me peshën e çështjes që po zgjat prej pesë vitesh, duke theksuar se vetëm shpenzimet e udhëtimeve të familjarëve dhe qytetarëve për vizita i afrohen kësaj vlere.

“Ndjehem keq që kryeministri i vendit tim merret me aq pak mjete për një çështje aq të madhe që po e jetojmë prej pesë vitesh. Pesë vite, të gjithë ata familjarë dhe gjithë ajo shoqëri që kanë shkuar për vizita, vetëm biletat e udhëtimit mund të kushtojnë diku përafërsisht sa kjo vlerë që po e përmend Kurti”, tha Mustafa.

Mustafa shtoi se, ndonëse Kurti është veteran, ka ndërmarrë veprime që, sipas tij, kanë dëmtuar veteranët, përfshirë largimin e tyre nga ligji për pagën minimale.

Në fund, Mustafa theksoi se do të vazhdojë të reagojë derisa, sipas tij, të ndalet keqmenaxhimi dhe qasja e gabuar ndaj vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur zhgënjim edhe për politikat që, sipas tij, po ndërtohen nga rrethi i kryeministrit.

“Ka mundur të ndërtohet një strategji që do të ndërhynte pozitivisht në qasjen se si do të dukej procesi i ndjekjes së eprorëve të UÇK-së. Kryeministri është veteran, por ka prodhuar situata kundër veteranëve, i ka larguar nga ligji për pagat e veteranëve të UÇK-së dhe nga paga minimale.”

“Derisa ta ndalim këtë keqmenaxhim dhe këtë keqdrejtim karshi vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë do të reagoj. Jam i befasuar dhe po ndihem keq pse njerëzit rreth tij ndërtojnë kësi politika”, tha Mustafa në Debat Plus