div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
‘Atë gishtin fute…’, Grida humb qetësinë, nxjerr të ftuarin nga studio

Një debat i ashpër ka çuar në fyerje personale mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Top Story”. Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, është detyruar të lërë studion pas një përplasjeje verbale me moderatoren Grida Duma. Tensioni nisi kur Duma kërkoi llogari nga përfaqësuesi i PD-së se përse opozita nuk shkonte te pallati i djegur për të parë situatën nga afër, pyetje e cila u pasua nga reagime të forta dypalëshe.

Lela ironizoi moderatoren duke u shprehur: “Topi është i joti, penalltinë gjuaje vetë”. Ky koment nuk u prit mirë nga Duma, e cila i kujtoi Lelës se në “fushën e saj” (studion që ajo drejton), rregullat i vendos moderatorja. Debati mori përmasa tjetër kur palët nisën të diskutonin mbi etikën e komunikimit dhe pozicionin e secilit në atë tryezë diskutimi.

Pika e vlimit arriti kur Alfred Lela reagoi ndaj gjesteve të moderatores, duke i kërkuar të mos i drejtonte gishtin, me pretendimin se nuk ishte nxënësi i saj. Debati kaloi në përdorimin e fjalorit fyes kur Lela përdori një shprehje banale lidhur me gishtin e drejtuar, veprim të cilin Duma e ktheu mbrapsht me të njëjtën monedhë. Pas këtij momenti, Grida Duma i kërkoi zyrtarit të PD-së të largohej menjëherë nga studio, duke theksuar se nuk toleron gjuhë të tillë në emisionin e saj.

/Prive By Liberta Spahiu

 

Ish-portieri i Arsenalit humb jetën në aksident trafiku

Alex Manninger, ish-portieri që ndihmoi Arsenalin të fitonte dopietën në vitin 1998, ka vdekur në një aksident me makinë në Austri, në moshën 48 vjeç.

Klubi i tij i parë, Red Bull Salzburg, dha lajmin e trishtueshëm të enjten. Klubi i Bundesligës austriake tha në një postim në llogarinë zyrtare X: “Ne mbajmë zi për ish-portierin tonë Alexander Manninger, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij. Pusho në paqe, Alexander.”

Policia e Salzburgut tha në një deklaratë se aksidenti ndodhi rreth orës 8:20 të mëngjesit sipas orës lokale. Ekipet e ndihmës së shpejtë e nxorën shoferin nga automjeti, por thanë se tentimi për ta mbajtur në jetë ishte i pasuksesshëm.

“Sipas hetimeve fillestare, makina u godit nga një vagon i Salzburger Lokalbahn ndërsa po kalonte kalimin hekurudhor dhe u zvarrit. Shoferi ishte vetëm në automjet. Shoferi i trenit nuk u lëndua.”

Edhe Arsenali reagoi për këtë ngjarje tragjike duke shkruar: “Të gjitha mendimet tona janë me familjen dhe të dashurit e tij në këtë kohë tepër të trishtueshme. Pusho në paqe, Alex.

David Seaman, të cilin Manninger e zëvendësoi te Arsenali, tha: “Kur mendoj për Alex Manninger, ai ishte një portier fantastik për ne. Ai erdhi dhe më zëvendësoi gjatë një kohe vërtet kritike për të na ndihmuar të fitonim dy tituj. Ai luajti jashtëzakonisht mirë. Ai ishte vetëm një djalë i ri kur u fut në ekipin e parë. Për një 20-vjeçar të vinte dhe të luante për Arsenalin në mënyrën që e bëri ai ishte vërtet e veçantë.”

I paraqitur 33 herë për Austrinë, Manninger iu bashkua “Topçinjve” në një transferim prej 500,000 £ nga Grazer AK në qershor të vitit 1997, ku bëri 64 paraqitje nën drejtimin e Arsène Ëenger dhe fitoi Premier Ligën gjatë një qëndrimi pesëvjeçar përpara se të largohej për në Espanyol, me David Seaman dhe Richard Ëright që i bllokuan rrugën drejt ekipit të parë.

Ai luajti gjithashtu edhe me Torinon, Bolognan, Sienën dhe Juventusin në Itali, Augsburgun në Gjermani dhe për një kohë të shkurtër te Liverpooli në ligën e parë angleze. Manninger nuk bëri një paraqitje zyrtare për Liverpoolin pasi iu bashkua një marrëveshjeje afatshkurtër në korrik 2016 për atë që rezultoi të ishte sezoni i tij i fundit.

 

Vjosa Osmani drejt rikthimit në LDK, konfirmohen bisedimet

Nënkryetarja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se partia e saj vazhdon të funksionojë si një “shtëpi e hapur politike”.

Kica-Xhelili theksoi se është e informuar për bisedimet e LDK-së me ish-presidenten Vjosa Osmani, por theksoi se asgjë nuk duhet të konsiderohet zyrtare pa një konfirmim publik.

“Në politik, partitë qëndrojnë si shtëpi të hapura apo të mbyllura politike. Kjo varet për mënyrën se si funksionojnë ato parti. Ndërkaq LDK-ja vazhdon të mbetet shtëpi e hapur politike.

Unë jam plotësisht e informuar për bisedimet që po zhvillohen në ish-presidenten apo presidenten Vjosa Osmani. Sikurse jam e bindur që në momentin që ka diçka zyrtare ajo juve do të iu kumtohet nga kryetari i LDK-së. Derisa një gjë e tillë nuk kumtohet direkt nga ai de LDK-ja në platformat e saj zyrtare. Atëherë asgjë nuk është zyrtare, nëse mund ta përmbyll me kaq”, ka thënë Kica-Xhelili.

Mblidhet Kuvendi, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e radhës. Pikë e rendit të ditës do të jetë vendimi i Qeverisë së Kosovës për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Gjithashtu, gjatë seancës do të shqyrtohet edhe projektligji për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Po ashtu, në rend dite është edhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban

Çmimet e naftës ranë pak të premten në mëngjes në Azi, pasi hyri në fuqi një armëpushim midis Libanit dhe Izraelit.

Konflikti tensionoi një armëpushim të kushtëzuar dyjavor midis ShBA-së dhe Iranit, me Teheranin që tha se sulmet e Izraelit ndaj Libanit ishin një shkelje e marrëveshjes.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra me gati 1% në 98.50 dollarë (72.86 paund) për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në ShBA ra me 1.2% në 93.60 dollarë, shkruan BBC.

Tregjet kryesore aziatike shënuan rënie të premten në mëngjes, pasi u rritën gjatë javës. Indeksi Nikkei 225 i Japonisë ra me 0.8%, ndërsa Kospi në Korenë e Jugut ra me 0.3%.