div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-3 date-paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
LDK: Nuk kemi asnjë marrëveshje me PDK-në për bashkëqeverisje në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mohuar se ka koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Përmes një komunikate, ka thënë se LDK-ja nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndërpartiak për ndonjë marrëveshje bashkëqeverisëse politike deri më tani, shkruan KOHA.

Postimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIE

LDK njofton opinionin publik se nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në dhe asnjë parti tjetër politike në Prishtinë për bashkëqeverisje. LDK nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndërpartiak për ndonjë marrëveshje bashkëqeverisëse politike deri më tani.

LDK ka strukturat e veta partiake, organet vendimmarrëse lokale dhe më gjerë; dhe këto struktura nuk kanë qenë pjesë e asnjë marrëveshjeje qeverisëse.

Çdo marrëveshje tjetër nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si e tillë, ajo nuk krijon obligime politike për LDK-në dhe nuk mund të konsiderohet si vullnet i organizuar i saj. Palët dhe subjektet e tjera politike e dinë shumë mirë se si ndërtohen marrëveshjet ndërpartiake me LDK-në; përmes strukturave zyrtare, transparencës dhe vendimmarrjes institucionale. Çdo përpjekje për ta anashkaluar këtë rrugë nuk përbën marrëveshje me LDK-në.

Për çështjet tjera lokale, LDK do të angazhohet pas zgjedhjeve nacionale. Në këtë fazë, LDK dhe anëtarësia e saj janë të angazhuar plotësisht në procesin e ringritjes së përbashkët. Asnjë agjendë tjetër nuk mund ta zbehë këtë përkushtim.

Fejohet Adem Jashari i ri

Adem Jashari i ri ka kurorëzuar dashurinë e tij me fejesë.

Ademi dhe Yllka tash e një kohë janë në lidhje dashurie, shkruan IndeksOnline.

Për këtë ditë të veçantë çifti kanë realizuar edhe një fotosesion së bashku, të cilin edhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale./IndeksOnline./

MINT publikon çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimet tavan për derivatet e naftës që do të jenë në fuqi gjatë ditës së sotme.

Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizel) është caktuar në 1.68 euro për litër, një cent më lirë se dje, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.49 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.82 euro për litër.

 

E rëndë: Ky është 30-vjeçari që humbi jetën pasi u ther me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën pasi u ther me thikë pas një konflikti, mëson Sinjali.

Rasti ka ndodhur më 5 maj 2026 rreth orës 02:20, në rrugën “Mbretëresha Teuta”, ndërsa viktima Rexhë Brahimaj është paraqitur fillimisht në QKMF me plagë të rënda në gjoks.

Sipas stafit mjekësor, viktima kishte ende shenja jete dhe vetëdije, por gjatë transportimit me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal “Isa Grezda”, gjendja e tij është përkeqësuar dhe rreth orës 03:10 ka ndërruar jetë.

Nga dëshmitarët e intervistuar, mësohet se ngjarja ka nisur si konflikt verbal, i cili ka eskaluar në përleshje fizike. Në një moment, i dyshuari dyshohet se ka nxjerrë thikë dhe e ka goditur viktimën në gjoks.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë veprimet hetimore, ndërsa janë intervistuar disa dëshmitarë që kanë qenë të pranishëm në momentin e incidentit.

​“Po k*çkë, të dëgjojmë!”: Ola ofendon Arbanën gjatë spektaklit

Spektakli i mbrëmshëm në “Ferma VIP” solli një nga momentet më të diskutuara të këtij edicioni. Pas një televotimi ku Adioni la shtëpinë përballë Mimozës, situata u tensionua. Ola, e revoltuar nga ky zhvillim, i është kthyer ashpër moderatores Arbana Osmani, duke përdorur një fjalor ofendues drejtpërdrejt në transmetim. “Po kçkë. Po kçkë, të dëgjojmë! Është fjalë e bukur, jua them,” ishin fjalët e saj që surprizuan banorët e tjerë, teksa ajo nuk shfaqi shenja pendese për gjuhën e përdorur.

​Gjatë debatit, Ola vendosi të përmendte edhe figura jashtë formatit televiziv. “Kam menduar se nuk e keni Monika Kryemadhin që të gjuani me këpucë, keni thënë se do bëni diçka ndryshe” u shpreh ajo me tone të ashpra, duke theksuar më pas se “Nuk e kam lëndimin nga Adi”.

Përballë kësaj situate, Arbana zgjodhi të reagonte me qetësi. Moderatorja e kaloi këtë moment pa e ngritur zërin: “E di pse nuk mërzitem? Se e kuptoj që flet nga lëndimi,” iu përgjigj ajo.

​Duke e ftuar të reflektojë, Arbana i dha një mesazh të matur konkurrentes: “Keni kohë këto dy muaj secili prej jush të vazhdojë të tregojë veten e vet. Unë besoj që ti mund të bësh shumë më tepër se kaq. Dhe më vjen keq. Më ke trishtuar sonte.”

Në mbyllje, moderatorja ndau një mesazh për të gjithë publikun dhe banorët: “Dhe mos harroni. Nuk ka rëndësi se çfarë ju thonë, e rëndësishme është se si reagoni pasi jua thonë.” Ky ballafaqim po qarkullon gjerësisht në rrjet, duke ngjallur reagime të shumta. /Prive By Liberta Spahiu