div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Përparim Rama e “rahaton” Isah Mustafën në këtë drejtori

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar me ndryshime në strukturat drejtuese komunale, në kuadër të ristrukturimit të paralajmëruar në disa drejtori të kryeqytetit.

Sipas burimeve të Sinjalit, drejtoresha për Kulturë, Sibel Halimi, është shkarkuar nga detyra, si pjesë e kësaj vale ndryshimesh në komunë.

Po ashtu, Sinjali mëson se vendin e saj pritet ta zë Isah Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ky zhvillim vjen në vazhdën e një serie shkarkimesh, ku Rama prej ditësh po vazhdon me atë që po cilësohet si “fshesë” në drejtori të ndryshme, në kuadër të riorganizimit të qeverisjes lokale në Prishtinë.

Ndërkohë, nga këto veprime është distancuar Lidhja Demokratike e Kosovës, partia me të cilën Rama fitoi zgjedhjet në kryeqytet, duke theksuar se këto vendime nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar dhe vullnetin e saj.

Mungoi në mbledhjen e LDK-së për “bashkimin me Osmanin”, reagon Hoti

As Hykmete Bajrami e as Avdullah Hoti nuk u panë në mesin e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku u diskutua rreth bashkimit me Vjosa Osmanin.

Bajrami dhe Hoti janë përmendur si ndër zërat brenda LDK-së që kanë shprehur rezerva ndaj një bashkëpunimi me Osmanin. Megjithatë, arsyet e mungesës së tyre në këtë mbledhje nuk janë bërë të ditura.

Në bazë të fotografive të publikuara nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nga të gjithë anëtarët e Kryesisë, në foto nuk shihen Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.

Pas kësaj, Avdullah Hoti ka reaguar me një logo të LDK-së me mbishkrimin “LDK mbi të gjitha”.

Siç mëson Sinjali brenda këtij takimi, bëhet fjalë për një konfigurim të qartë të ndarjes së roleve në nivel shtetëror, ku Vjosa Osmani parashihet si kandidate për Presidente, ndërsa Lumir Abdixhiku do të synojë postin e Kryeministrit.

Po sipas të njëjtave burime, marrëveshja nuk kufizohet vetëm në nivel deklarativ, por shtrihet edhe në arkitekturën konkrete zgjedhore.

Rama “e çon në shtëpi” edhe Sibel Halimin, shkarkohet nga detyra

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar me ndryshime në strukturat drejtuese komunale, duke konfirmuar raportimin e Sinjalit për ristrukturimin e paralajmëruar në disa drejtori të kryeqytetit.

Në kuadër të këtij ristrukturimi, sipas burimeve të Sinjalit është shkarkuar nga detyra edhe drejtoresha për Kulturë, Sibel Halimi.

Ky veprim vjen në vazhdën e një serie shkarkimesh në komunë, ku Rama prej ditësh po vazhdon me atë që po cilësohet si “fshesë” në drejtori të ndryshme, si pjesë e riorganizimit të qeverisjes lokale në Prishtinë.

Nga veprimi i Ramës është distancuar partia me të cilën ai fitoi garën në kryeqytet në dy palë zgjedhjet e fundit.

Sipas LDK-së, marrëveshja nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar dhe vullnetin e kësaj partie.

Haxhi Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit.

Ai ka treguar se deri në momentet e fundit para kandidimit të Glauk Konjufcës, kishte besuar se bëhej fjalë për një strategji politike të Albin Kurtit.

Sipas tij, kishte menduar se Kurti nuk do ta kandidonte Konjufcën dhe se mund të kërkonte mbështetje nga LDK-ja përmes nënshkrimeve.

“Unë mendoj që deri ditët e fundit kur është kandiduar Glauku, akoma ne e kemi pasur një bindje që Albin Kurti është duke e bërë një politikë, është një taktikë e Albinit. Unë kam menduar që nuk e kandidon as Glaukun dhe shkon i thotë LDK-së “mi jep ato 15 nënshkrime”.

“Konkretisht një ditë apo dy para se të nominohet Glakuku, na është thënë që kandidat do të jetë Glauk Konjufca dhe një kandidat tjetër formal, që më vonë doli që është Fatmirja. Normalisht unë nuk isha i bindur pse nuk po bën Vjosa”, tha ai në Klan Kosova.

Avdyli ka theksuar se një ose dy ditë para nominimit, ishte bërë e ditur se kandidat do të ishte Konjufca, së bashku me një kandidat tjetër formal.

Sipas tij, zakonisht mosnominimi i një figure lidhet me performancë jo të mirë, por në rastin e Osmanit, sipas tij, ajo e kishte përfaqësuar Kosovën në mënyrë shumë të mirë.

“Zakonisht kur dikush nuk nominohet ose shkarkohet, bëhet kur nuk ka punuar mirë, askush në grup parlamentar, por as qytetarët nuk e kam hasur që kanë thënë që kjo nuk po punon mirë, kjo është shkarkuar që lka punuar shumë, e ka prezantuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai.

Avdyli ka përshkruar edhe atmosferën në momentin e nominimit, duke thënë se shumë deputetë dukeshin të pakënaqur.

“Në momentet e nominimit unë edhe i kam parë fytyrat e deputetëve që kanë qenë të ngrysura, deputetëve të tjerë, jo të Guxo-s, të gjithë janë ndjerë keq, sepse ata kanë besuar dhe akoma e di që shancat më të mëdha për t’u bërë kryetare e shtetit, me vazhdu, i ka pasur Vjosa Osmani, asnjëri tjetër nuk i ka pasur”, tha ai.

Ai ka treguar gjithashtu se kishte komunikime me disa deputetë që nuk ishin të informuar për zhvillimet dhe që shprehnin mbështetje për Osmanin.

Megjithatë, ai u shpreh i habitur që disa prej tyre më pas dolën publikisht me qëndrime kundër saj.

“Shumë më kanë thirrur çka po bëhet, as ata nuk kanë qenë të informuar çka po bëhet, “a po bëhet Vjosa, mirë është me shku Vjosa”, shumë deputetë 3-4 e di që kam komunikuar edhe përmes telefonit. Ata po ndihen shumë keq, por tash po çuditem kur të njëjtit po dalin e po bëjnë video kundër Vjosës”, tha ai.

Në fund, Avdyli theksoi se, sipas tij, në vitin 2021 ishte Vjosa Osmani ajo që ndikoi në ardhjen e Albin Kurti në postin e kryeministrit.

“Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin, jo Albin Kurti, Vjosa Osmanin, po flasim për vitin 2021”,  u shpreh ai.

Qeveria mban mbledhje, miraton vendimin e ri

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e shtatëmbëdhjetë elektronike, në të cilën ka miratuar një vendim të rëndësishëm lidhur me zbatimin e politikave të jashtme dhe sanksioneve ndërkombëtare.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Nr. 01/64 të datës 25 shkurt 2022, i cili ka të bëjë me zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.

Sipas vendimit të ri, synohet që të forcohet linjëzimi i politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian (CFSP).

Qeveria nuk ka dhënë detaje shtesë rreth ndryshimeve konkrete, por ka theksuar se ky vendim është në funksion të koordinimit më të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe përafrimit me standardet e BE-së.

Ky hap konsiderohet pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Kosovës për të forcuar pozicionin e saj në politikën e jashtme dhe për të avancuar procesin e integrimit evropian.

Shtyhet vendimi përfundimtar për krerët e UÇK-së

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga përfundimi i procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Vendimi përfundimtar që ishte paraparë brenda afateve të pacaktuara ligjore më (19 maj) është shtyrë deri 20 korrik.

Kështu bëjnë të ditur burime të IndeksOnline. Sipas këtyre burimeve, ekipet mbrojtëse tanimë janë njoftuar.

Sipas Rregullores së Gjykatës Speciale, trupi gjykues ka në dispozicion 90 ditë për të shpallur verdiktin, me mundësinë e një shtyrjeje shtesë deri në 60 ditë.

Kësisoj epilogu i një prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore për ish-drejtuesit e UÇK-së pritet të marr fund deri më 20 korrik.

Mësohet kush do të jetë numër 1 në listën e LDK-së

Një marrëveshje politike për dalje me listë të përbashkët është dakorduar në mbledhjen e sotme të Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të LDK-së, të udhëhequr nga Lumir Abdixhiku.

Sipas burimeve të besueshme nga brenda këtij takimi, konfigurimi i arritur parasheh një ndarje të qartë rolesh: Vjosa Osmani si kandidate për Presidente dhe Lumir Abdixhiku si kandidat për Kryeministër.

Në të njëjtin kuadër, është dakorduar që Osmani t’i bashkohet listës së LDK-së me një grup prej 20 emrash, përfshirë edhe vetë atë, duke u renditur e para, ndërsa Abdixhiku menjëherë pas saj.

Ky zhvillim shënon një kthesë të rëndësishme në skenën politike, duke sinjalizuar ndërtimin e një boshti të ri bashkëpunimi dhe një qasje të koordinuar për marrjen e institucioneve kyçe të vendit.

Vdes ish-kryetari i Kuvendit

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi.

Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë dhe është cilësuar si një nga figurat me ndikim në zhvillimet politike të vendit gjatë periudhës së tranzicionit pas viteve ’90. Ai ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në vitet 2002–2005, duke luajtur një rol të rëndësishëm në jetën parlamentare të asaj periudhe.

Përveç angazhimit politik, Servet Pëllumbi njihej edhe si akademik dhe profesor i sociologjisë, me një kontribut të gjatë në fushën e studimeve sociale dhe formimit universitar në Shqipëri. Ai ka qenë gjithashtu një nga figurat e hershme të Partisë Socialiste, ku ka mbajtur role të rëndësishme gjatë karrierës së tij politike.

Gjatë jetës së tij, Pëllumbi është vlerësuar me disa dekorata shtetërore, mes tyre edhe Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, akorduar nga ish-Presidenti Alfred Moisiu, për kontributin e tij në jetën publike dhe institucionale të vendit./euronews.al

LDK dhe Vjosa Osmani garojnë bashkë më 7 qershor, thotë Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se kjo parti ka arritur një dakordim për të garuar së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani në zgjedhjet e 7 qershorit.

Abdixhiku pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së para mediave tha se bashkëpunimi me Osmanin u përkrah nga anëtarët.

“Me votim në këtë trup, u dakorduam që këtë të shtunë të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për t’i finalizuar të gjitha çështjet që lidhen me pjesën përgatitore zgjedhore. Pikë e veçantë e këtij takimi ishte edhe natyrisht bashkimi i madh për të cilin po flasim e për të cilin jemi angazhuar. I njoftova edhe kryesinë edhe kryetarët e degëve me procesin e deritanishëm. Votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë tash e tutje, në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Po për këtë, më jepni edhe disa ditë t’i finalizoj diskutimet edhe me zonjën Osmani, për të përfunduar në një votim formal në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Pra, kishte dakordim për idenë e bashkimit, kishte dakordim për garim të përbashkët, kishte dakordim për shumë gjëra që i kemi diskutuar deri më tani dhe në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm do t’i formalizojmë këto çështje në detaje”, ka thënë Abdixhiku.

Përfundon mbledhja e LDK-së, merret vendimi për Vjosa Osmanin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë kanë arritur dakordim që në zgjedhjet e 7 qershorit të garojnë së bashku me Vjosa Osmanin.

“Me votim në këtë trup u dakorduam që këtë të shtunë të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për ti finalizuar proceset. Pikë ishte edhe bashkimi i madh për të cilin jemi angazhuar, i njoftova me procesin. U dakorduam të formalizojmë me Vjosa Osmanin garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ai.