div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date paged custom-background wp-custom-logo paged-2 date-paged-2 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ndarja e 100 eurove nga Kurti, reagon ashpër Abdixhiku

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme njoftoi për pakon e re ‘’Inflacioni 2.0’’. Përmes kësaj pako u njoftua se do të shpërndahen nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët.

E lidhur me këtë ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Sipas Abdixhikut kjo është blerje votasah, propagandë e fyrje e ofendim.

Më tutje ai thotë se kjo nuk është pako e inflacionit.

Postimi i plotë:

Blerje votash, propagandë. fyerje, ofendime, kriza të njëpasnjëshme. Çdo mjet i mundshëm për të qëndruar me çdo çmim në pushtet.

Asnjë ide. Asnjë projekt. Asnjë punë.

Kjo nuk është pako e inflacionit. Kjo është pako e tentimit për blerje vote. Një përpjekje e vonshme për të mbuluar dështimin qeverisës me paranë e vet qytetarëve. Një ofendim zgjedhor për dinjitetin dhe nevojat reale të njerëzve të vendit, të atyre që i lë si të parafundit në Evropë. Të parafundit!

Populli i Kosovës nuk blihet.

E ardhmja e tyre nuk është në shitje.

Kosovës i duhet një kapitull i ri. Një kapitull ku politikanët nuk kujtohen për qytetarët vetëm në prag zgjedhjesh. Ku mirëqenia nuk shpërndahet si favor elektoral, por ndërtohet si politikë e përhershme shtetërore. Ku pagat e dinjitetshme, mbështetja për familjet, zhvillimi ekonomik, investimet e mëdha e kujdesi për qytetarin nuk janë mjete për votë, por detyrim i Republikës. I një Republike që zhvillohet e s’pranoj të jetë në fund të Evropës!

Blerta Deliu: Ndarja e 100 eurove, “lëmoshë elektorale”

Ish-deputetja Blerta Deliu, ka kritikuar vendimin për ndarjen e 100 eurove para zgjedhjeve, duke akuzuar qeverinë për “lëmoshë elektorale” dhe tentim për blerje të votës.

Deliu tha se qytetarët e Kosovës “nuk janë lypsarë” dhe se kanë nevojë për paga dinjitoze, ekonomi të fortë dhe perspektivë për të rinjtë, e jo ndihma të përkohshme pak ditë para zgjedhjeve.

Ajo shtoi se më 7 qershor qytetarët do t’i thonë “STOP krizës” dhe do të votojnë për ndryshim. /Zëri

Murati jep detaje për pakon e Qeverisë, jo të gjithë punëtorët e sektorit privat do të përfitojnë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë detaje për shpërndarjen e pakos për përballjen e inflacionit, e cila u miratua sot në mbledhjen e Qeverisë.

Murati bëri të ditur se mjetet financiare për pensionistët dhe fëmijët do të ndahen javën e ardhshme, kurse punonjësit e sektorit privat do të duhen të aplikojnë për të përfituar më pas.

Megjithatë, në fjalimin e tij Murati bëri të ditur se jo të gjithë punëtorët e sektorit privat do të përfitojnë nga ndihma e Qeverisë.

Ai tha se të drejtë aplikimi për të përfituar nga 100 euro do të kenë vetëm punëtorët e sektorit privat të regjistruar në muajin prill, me të ardhura mujore më pak se 1000 euro në muaj.

“Qeveria ka prezantuar pakon për përballjen me inflacionin 2.0, e cila përfshinë mbështetje të njëhershme për përfituesit e skemave pensionale, mbështetje të njëhershme për të gjithë fëmijët, mbështetje të njëhershme për të gjithë të punësuarit të deklaruar në muajin prill, me të ardhura mujore prej më pak se 1 mijë euro, e që nuk janë në listën e pagave që paguhen nga buxheti i shtetit. Pra, sektori privat dhe sektori tjetër publik por jashtë organizatave buxhetore ku përfshihen shoqëria civile por edhe ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet tjera që nuk marrin paga nga buxheti”, ka thënë Murati.

Në mbledhjen e mbajtur të premten, Qeveria miraton pakon për përballjen e inflacionit e cila përfshin ndarjen e 100 eurove për pensionistët, studentët, fëmijët dhe punëtorët e sektorit privat.

Kur do të ndahet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

Kryeministri në detyrë Albin Kurti pasi ka dhënë lajmin për ndarjen e nga 100 euro për pensionistet, studentët dhe punëtoret e sektorit privat, ai ka treguar se kur do të ndahen këto mjete.

Ai ka bërë me dije se pagesat për pensionistë dhe studentët do të bëhet para festes së Bajramit.

“Meqenëse për pensionistët dhe fëmijët nuk do të ketë nevojë për aplikim, sepse i kemi listat e përfituesve tashmë, do të synojmë që pagesat e njëhershme për familjet përfituese t`i bëjmë në fillim të javës që vjen, pra para ftesës se bajramit. Ashtu që secila familje të ndjehet e barabartë me atë ditë feste, duke e ditur se dora e mirë e shtetit kujdeset për ta” tha Kurti.

Kurse, për të punësuarit e sektorit jo publik dhe studentët, nga ministri i financave jam njoftuar që nevojitet procedurë aplikimi e cila do të hapet në javën e ardhshme, ka shtuar Kurti.

Qeveria me paketë të re: Ja si përfitohen 100 euro dhe kur hapet aplikimi

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, për punonjësit e sektorit jopublik dhe studentët aktiv.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka prezantuar pakon.

“Të gjendur përballë kësaj situatë qeveria jonë nuk mund të qëndroj duarkryq. Unë kam kërkuar nga ministri i Financave që të shfrytëzoj çdo mundësi buxhetor për të dizajnuar një pako për përballje me inflacionin ashtu siç jemi zotuar. Qytetarët e Republikës duhet ta dijnë dhe gjithmonë duhet të llogarisin se qeveria jonë dhe e tyre nuk do ti lërë kurrë vetëm pavarësisht pengesave apo bllokadave që të tjerët mund ti vendosin në rrugën tonë. Prandaj sot kam kënaqësinë të ju njoftoj për pakon me përballje me inflacionin 2.0 të cilën e kemi dizajnuar dhe do ta miratojmë sot me masat si vijon: mbështetje e njëhershme prej 100 euro për pensionistët, mbështetje e njëhershme prej 100 euro për fëmijët, 100 euro për punonjësit e sektorit jo publik, 100 euro për studentët aktiv”, ka thënë ai.

Kurti tha se nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati është njoftuar se fëmijët dhe pensionistët nuk duhet të aplikojnë për këto para, por sektori privat po.

Ai theksoi se javën e ardhshme hapet aplikimi për të mundësuar që më pas të merren këto shtesa.

Nga 1 qershori, rriten shtesat për lehona

Qeveria e Kosovës po mban mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur lidhur me një vendim që ka marrë për gratë lehona.

Kurti ka bërë të ditur se nga 1 qershori i këtij viti do të rriten shtesat për gratë lehona.

‘’Nga ky muaj do të rrisim shtesat për lehona. Derisa me qeverisjet e kaluara shtesat për lehona ishin zero, për herë të parë e nisëm duke paguar nga 170 euro për 6 muaj për lehonat e papuna dhe tre muaj për të punësuara. Shtesat i nisëm aq sa ishte paga minimale, kurse në maj vitin e kaluar i rritëm në 325 euro. Sivjet pagën minimale e rritëm përsëri, nga 1 korriku bëhet 500 euro. Edhe në këtë maj po i rrisim shtesat për lehona, nga 325 në 500 euro në muaj”, ka thënë Kurti.

No description available.
Qeveria Kurti ndan nga 100 euro për këto kategori

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me inflacionin, të cilën e ka quajtur “Inflacioni 2.0”, e cila parasheh mbështetje financiare nga 100 euro për disa kategori.

Kurti, në deklarimin e tij, ka folur edhe për pakon e mëhershme kundër inflacionit, duke thënë se ajo ishte dërguar në Kuvendin e Kosovës, por, sipas tij, u bllokua nga opozita.

“Pakoja për përballje me inflacionin u dërgua në Kuvendin e Kosovës, por që opozita vendosi që ta bllokojë, pasi u dashtën 2/3 e votave në Kuvend për ta kaluar këtë vendim”, ka deklaruar Kurti.

Ai shtoi se i ka kërkuar Ministrit të Financave që të shfrytëzojë çdo mundësi për masa që synojnë zbutjen e ndikimit të inflacionit.

“Por, unë kam kërkuar nga Ministri i Financave, që të shfrytëzojë çdo mundësi që të përballemi me inflacioni”, ka thënë ai.

Duke prezantuar pakon e re të miratuar në Qeveri, Kurti bëri të ditur se ajo parasheh nga 100 euro mbështetje për pensionistët, punëtorët e sektorit jo-publik, fëmijët dhe studentët aktivë.

“Sot kam kënaqësinë që të ju informoj për pakon për përballjen me inflacionin 2.0 dhe si vijon: Mbështetje 100 euro për pensionistët, mbështetje prej 100 për punëtorët e sektorit jo-publik, 100 euro mbështetje për fëmijët, 100 për studentët aktivë”, ka deklaruar Kurti.

Nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me kriteret e përfitimit, afatet e zbatimit dhe mënyrën e ekzekutimit të pagesave.

Mblidhet Qeveria Kurti, pritet të ndajë nga 100 euro për këto kategori

Qeveria pritet të ndajë nga 100 euro për disa kategori të qytetarëve në kuadër të masave mbështetëse sociale dhe ekonomike.

Sipas informacioneve, përfitues të kësaj mbështetjeje pritet të jenë studentët, punëtorët e sektorit privat, pensionistët, fëmijët si dhe lehonat.

Kjo mbështetje financiare po konsiderohet si një ndihmë shtesë për qytetarët përballë rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës.

Detaje të tjera lidhur me mënyrën e aplikimit dhe datën e ekzekutimit të pagesave pritet të bëhen publike nga institucionet përgjegjëse në ditët në vijim.

Gruda: Situata në veri është më e qetë sepse Serbia ka marrë atë që ka dashur – autonominë

Përparim Gruda, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet 7 qershorit, ka folur për situatën aktuale në veri dhe veprimet e qeverisë Kurti atje.

Ai ka thënë se vendosja e masave nga BE pavarësisht heqjes së tyre ka pasur kosto të lartë.

Gruda ka thënë se situata aktuale në veri është me e qetë, por sipas tij, kjo po ndodhë se Serbia nuk është e interesuar për kriza të reja, pasi sipas tij, ka marrë atë çfarë ka dashur, autonominë në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo është bërë me marrëveshjen e Ohrit.

Gruda në emisionin “Këndi i Debatit”në Tëvë1, ka thënë se një ditë Kosovës do t’i kërkohet që kjo marrëveshje të zbatohet.

“Një ditë kur të kryhet “spektakli i veriut” që veç u krye tash, Kosovën nuk ka me ardhur me vet bashkësia ndërkombëtare as a jeni larë mirë në Ujman, as sa herë ka shkua ministri jon me bë spektakël atje, por ka me ardhur dhe me thanë e keni një marrëveshje për autonomi, zbatojeni. A e di pse është më e qetë situata?, sepse Serbia ka marrë atë që ka dashtë, autonominë, nuk ka nevojë për krizë të re, ka marrë atë që ka dashtë” ka thënë anëtari i PDK-së.

Sipas tij, Serbia ka arritur edhe një fitore tjetër në bisedime dhe ajo është se rruga e Kosovës në integrimin evropian është e lidhur me rezultatet në dialog me Serbinë, që siç ka thënë ai deri më tash nuk ka qenë një gjë e tillë.

“Për herë të parë integrimi evropian lidhet me rezultatin në procesin e dialogut. Këto janë dy rezultate që i ka arritur Serbia në letër”, ka thënë Gruda.

Nga ana tjerr, zyrtarë të Qeverisë Kurti, përfshirë edhe vetë kryeministrin thonë se në këtë pjesë të vendit ka shtrirë legjitimitetin dhe kushtetutshmërinë, që sipas tyre nuk ka ndodhur deri në ardhjen e tyre në pushtet.