Kadri Xhemajli dënohet me gjashtë muaj burgim efektiv për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv Kadri Xhemajlin, i cili kishte pranuar fajësinë për kanosjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Xhemajli ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale se më 22 tetor 2025, përmes një komenti të publikuar në rrjetin social Facebook, e kishte kanosur Kurtin me privim nga jeta, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, gjykata kishte aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe të akuzuarit.

Sipas marrëveshjes, ishte rekomanduar që Xhemajli të dënohej me një vit burgim me kusht, me periudhë verifikuese prej tre vjetësh, mirëpo gjykata nuk e ka aprovuar rekomandimin lidhur me lartësinë e dënimit dhe e ka dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv.

Gjykata njoftoi se i akuzuari ka të drejtë ankese lidhur me lartësinë e dënimit.

Sipas aktakuzës, Xhemajli ngarkohej me veprën penale “Kanosja”, nga neni 181, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Një grua goditet nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua në Lipjan është qëlluar në trup nga një plumb qorr

Sipas raportit të Policisë gjatë 24-orëve të fundit, rasti ka ndodhur me 20 gusht në orën 21:00.

është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Lipjan / 20.08.2026 – 21:00. Raportohet se viktima femër kosovare është qëlluar në trup nga një plumb qorr. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Zëri

Ramë Lahaj ‘shpall’ kandidaturën për President

Teksa politika kosovare po kërkon një emër konsensual për presidentin e ardhshëm të vendit, tenori i njohur Ramë Lahaj ka zgjedhur ta komentojë situatën me humor.

Lahaj ka publikuar një fotografi të realizuar më herët në Kuvendin e Kosovës, pikërisht në ulësen e kryetarit, duke shkruar me ironi: “Hapi kandidaturën si president i pavarur”.

“Neve Rugovasve na shkon kryetarallaku!”, ka vazhduar ai me shaka, ndërsa ka shtuar se një nga “të këqijat” e rugovasve është se u duhen rreth dy dekada për t’u kuptuar, por se në fund “dalin shumë përpara faktit që humbim kohë”.

Postimi vjen në një moment interesant politik. Kosova vazhdon të jetë në një ngërç institucional, ndërsa zgjedhja e presidentit të ardhshëm është bërë një prej pikave kyçe të negociatave mes partive. Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku kanë konfirmuar se diskutimet po shkojnë drejt propozimit të emrave konkretë për një kandidat që mund të sigurojë mbështetje më të gjerë në Kuvend.

Megjithatë, nga mënyra e formulimit dhe fotografia e vjetër nga Kuvendi, postimi i Lahajt duket qartazi si një batutë dhe jo si njoftim për një kandidaturë reale.

Ramë Lahaj është një prej tenorëve shqiptarë më të njohur ndërkombëtarisht dhe themelues i festivalit “Ramë Lahaj International Opera Festival”, i cili prej vitesh sjell në Kosovë artistë të njohur të skenës operistike botërore. /Prive By Liberta Spahiu

 

Tahiri për Vetëvendosjen: Gradualisht po e shohin qytetarët se po i vjen fundi

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar për të shtatën ditë radhazi aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste për mos-thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Aksionit të PDK-së edhe sot i janë bashkuar deputetë të Aleancës, ndërsa në protestë kanë marrë pjesë edhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Lipjanit.

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se qëllimi i këtij aksioni është ngritja e vetëdijes qytetare dhe politike për, siç u shpreh ai, shkeljet kushtetuese që po ndodhin në vend.

“Jemi këtu bashkë për të ngritur vetëdijen qytetare dhe politike për vendin tonë se një ndër shkeljet më të mëdha zinxhirore historike ka ndodhur në udhëheqjen e një partie, e cila siç po shihet është strukur diku në zyret e veta dhe e cila vazhdon me qenë recidiviste në shkelje kushtetuese.

Historia do të tregojë se një kabinet qeveritar i përbërë prej 21 anëtarëve e prej tyre 17 njerëz janë betuar si deputetë edhe 17 njerëzve nuk ju vjen marre me shku prej Kuvendit në ministri me ushtruar funksione të dyfishta kundërligjshëm.

Për me ushtruar funksion të kundërligjshëm si zyrtar publik, kjo nuk përshkruhet ndryshe veçse me këtë kabinet të kësaj partie, të cilëve gradualisht po ju vjen fundi dhe gradualisht po e shohin qytetarët e Kosovës se shkeljet kushtetuese të vazhdueshme janë logjikë e punës së Vetëvendosjes”, tha ai.

Humbi tragjikisht jetën, sot varroset punëtori i KEK-ut

Sot do të varroset Arbenit Ahmeti, 32-vjeçari nga Mitrovica, i cili dje humbi tragjikisht jetën në vendin e punës gjatë kryerjes së detyrave në KEK.

Varrimi i tij do të bëhet në ora 16:30, në Varrezat e Qytetit në Shipol të Mitrovicës, raporton Klankosova.tv.

Ahmeti humbi jetën pasi, gjatë angazhimit në transportimin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ra në kontakt me tensionin elektrik.

Sindikata e Re e KEK-ut ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe miqtë e Ahmetit.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të kolegut dhe anëtarit të Sindikatës së Re të KEK-ut, Arbenit Ahmeti”, thuhet në reagimin e sindikatës.