1.4 C
Pristina
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Ledri tha se nuk i vjen keq për ndarjen, Sara bën veprimin e papritur

Edhe pse prej kohësh të ndarë, edhe pse Ledri i hoqi fotot nga rrjetet e tij sociale dhe këngën ku në videoklip ishte me Sarën, apo qarkulluan në rrjet edhe foto të tij me të dashurën e re, Sara Hoxha kishte vendosur që fotot me të në Instagram mos t’i hiqte, siç ndodh zakonshëm.

Por pas intervistës së dhënë nga Ledri në “Mirëmbrëma yje”, Sara ka vendosur që të gjitha fotot me Ledrin mos të jenë më në profilin e saj, pasi Ledri zbuloi shumë gjëra për marrëdhënien e tyre.

Gjatë bisedës, Ledri u kthye pas në kohë dhe kujtoi edhe ardhjen në jetë të Poit, duke zbuluar se shtatzënia ka ardhur në një moment që ata i kishin dhënë fund lidhjes së tyre prej 3 javësh.

Ledri tha se edhe pse ka patur dëshirë të ketë fëmijë, pasi në familjen e tij ai është djalë i vetëm, në ato momente nuk e ka pritur.

Reperi kujtoi se ka qenë periudhë pandemie, kur Sara e ka marrë në telefon dhe i ka treguar se do të bëhej baba, dhe pyetja e tij e parë ka qenë se nëse ajo do që ta mbajë atë fëmijë.

E kena dashtë, por ka ardhur befas, bash në atë moment kur s’e kemi pritë. Në fakt me të kallxu drejtë, se din kërkush, por një ditë para se me ndodhë pandemia, na jena nda. Pastaj kur ka shku, janë bo dy-tre javë, veç kur po më thirrë në telefon, thash ‘hë, çka u bo tash’, edhe veç kur e ka nxjerrë ekon…

Se disha a jom në andërr, pyetja ime e parë ka qenë ‘a po don me majt’, Sara ishte shumë e lumtur, pastaj edhe unë kur vendosi me e majt…”, tha ndër të tjera Ledri.

Një deklaratë tjetër bombastike e tij ishte kur u pyet nëse i vjen keq për ndarjen, dhe ai tha se i vjen keq vetëm për Poin.

“As nuk jam ndalur të mendoj pse nuk funksionoi, as nuk dua të mendoj. Për ndarjen më vjen keq vetëm Poin, për gjë tjetër jo”, tha reperi, teksa shtoi, se ndoshta po të kishte qenë Sara pak më private do të ishin ende bashkë.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here