div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-11752 single-format-standard custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
“E urrejmë atë” – bëhet virale momenti kur aludohet se motra i jep Dianës mesazhin për Arionin

Mbrëmjen e së hënës, spektakli i Big Brother VIP Kosova solli një moment emocional dhe të papritur për Dianën.

Ajo u surprizua nga motra e saj, e cila i dha lajmin se babai i tyre është shumë i sëmurë dhe ndodhet në spital.

Në një situatë të ngarkuar emocionalisht, motra i kërkoi Dianës të linte lojën dhe të kthehej pranë familjes.

Megjithatë, Diana vendosi të vazhdojë garën, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një detaj i pazakontë: motra e saj ia shkroi diçka në një faculetë dhe i pëshpëriti diçka në vesh.

Ky moment u bë viral në rrjetet sociale, duke ndezur spekulime mes shikuesve.

Disa komentues pretendojnë se mesazhi i shkruar ishte për t’i treguar Dianës se ajo tashmë është bërë virale në spektakël, ndërsa të tjerë mendojnë se motra e saj i kishe përpëshitur në vesh në norvegjisht, duke i thënë se e urrejnë Arionin.

Videoja ka marrë reagime të shumta, duke e kthyer këtë moment në një nga më të diskutuarit e këtij edicioni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *