Gazetari i sportit dhe ish-zyrtari i FFK-së, Bajram Shala, ka komentuar incidentin e Belgin Jasharit, ku djaloshi 15 vjeç nga komuniteti ashkali u sulmua fizikisht në fushë gjatë kohës sa po zhvillohej ndeshja.
Shala pati një mendim ndryshe në raport me këtë ngjarje, e cila ka nxitur shumë reagime në publik, madje edhe nga presidentja e Kosovës.
Teksa një pjesë e madhe e shoqërisë reagoi për këtë rast të cilit iu dha ngjyrimi racist, Shala po ashtu pyeti se pse Belgini u fut në këtë incident në radhë të parë.
”A e keni pa se si Belgini vrapon prej anës tjetër komplet për t’u përfshi në atë incident? Edhe pastaj i kom dëgju disa prej prononcimeve të tij ku ai po doket shumë i pafajshëm, ai m’tha kështu unë i thashë faleminderit. Pse shkove me hi në incident? Po vrapon 50 metra me u përfshi”, tha Shala në ATV Context.