16.5 C
Pristina
E enjte, 8 Maj, 2025

Tragjedi në gjumë – Babai dyshohet se vrâu vajzën 15-vjeçare dhe plagosi familjen

Prizreni dhe mbarë vendi u tronditën mëngjesin e së martës nga një ngjarje e rëndë që përfundoi me vrasjen e një vajze 15-vjeçare, shtetase turke. Dyshohet se autor i këtij krimi makabër është babai i saj, Mehmet Gorenç, i cili tashmë ndodhet në paraburgim, pas miratimit të kërkesës së Prokurorisë nga Gjykata Themelore në Prizren, transmeton Insajderi.

Sipas burimeve të Klanit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas orës 05:00 të mëngjesit, kur i dyshuari ka sulmuar vajzat e tij ndërsa ato ishin në gjumë. Viktima 15-vjeçare nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Sulmi u krye me një thikë mbi 20 centimetra të gjatë, me të cilën Gorenç dyshohet se plagosi rëndë edhe vajzën tjetër, rreth 10-vjeçare, si dhe bashkëshorten e tij, e cila pësoi lëndime më të lehta.

 

 

Në kërkesën për caktimin e paraburgimit, Prokuroria përmend edhe një deklaratë të rëndë të të dyshuarit drejtuar bashkëshortes së tij: “Duhet të vdesim të gjithë.”

Prokurori ka vlerësuar se paraburgimi është i domosdoshëm për shkak të natyrës së rëndë të veprave penale, të kryera brenda familjes, si dhe për shkak të rrezikut të arratisjes, duke qenë se Gorenç nuk ka vendbanim të përhershëm në Kosovë.

Ai do të hetohet nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Masa e paraburgimit është caktuar për 30 ditë.

 

 

Kodi Penal i Republikës së Kosovës parashikon dënim me jo më pak se 10 vjet burg ose burgim të përjetshëm për ata që kryejnë vrasje ndaj fëmijëve, anëtarëve të familjes, në mënyrë mizore apo me rrezikim të jetës së personave të tjerë.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here