6.2 C
Pristina
E shtunë, 17 Maj, 2025

Paralajmërim për të gjithë që ia mësyjnë Shqipërisë: Moti i paqëndrushëm, vranësira, reshje shiu dhe…

Të premten, moti në Shqipëri pritet të jetë i paqëndrueshëm, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Vendi do të përfshihet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet kryesisht të ulët.

Nga mesdita deri në orët e pasdites së vonë, reshjet pritet të shtohen përkohësisht në intensitet mesatar, duke u shfaqur në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 10 m/s. Në zona të caktuara si lugina dhe bregdet, gjatë zhvillimit të vranësirave, era mund të arrijë deri në 22 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i pranishëm me forcë nga 3 deri në 4 ballë.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here