‘Shpërthen’ punëtori: Me m’i gjet bombat, unë i pari hi me bombë në Qeveri
Sot disa nga bizneset e Kosovës kanë protestuar duke i bllokuar disa nga rrugët kryesore të Prishtinës, pas pakënaqësive të tyre, lidhur me vendimin e ZRRE-së për daljen në treg të hapur të energjisë elektrike për 1200 ndërmarrje, raporton GazetaDemos.
Frustim të madh lidhur me këtë vendim, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor, ka shprehur edhe një punëtor, i cili teksa kritikoi qeveritarët, foli edhe me gjuhë më të ashpër ndaj tyre.
“Jo veç kompaninë teme por krejt kompanitë i përfaqësoj. Veç këqyre qëto kompani që kanë ardhë sot sa milionë euro kanë humb, edhe mëditja vetëm hiqet, edhe pse kemi ardhë qëtu mëditje s’kemi, në përgjithësi, jo veç për kompani teme.
Me na i gjetë bombat edhe unë i pari hi me bombë qaty në Qeveri, se qe tre muj a sa s’po munden me gjetë një kryetar të Parlamentit. Secila parti kur po vjen [puna] te votat po ma dinë krejt shtëpinë, sot s’po më njeh kurrkush. Sot mundet me më hjek shefi prej punës, s’e nuk të mban pa punë kur s’ka as ky”, tha ai.

