div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-15750 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Surprizë zgjedhore- Gruaja e Dardan Molliqaj kandidate për Kryetare të Prishtinës

Ish ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka njoftuar se do të garojë për kryetare të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.

Këtë Shahini e ka konfirmuar përmes një video adresimi në profilin e saj në Facebook, ku ka thënë se Prishtinës i duhet në ndryshim ‘‘radikal në kahjen e zhvillimit’’.

‘‘Para 4 viteve jam kthyer të jetoj në Prishtinë nga Tirana, në një qytet që e dua fortë, që e ka një potencial të jashtëzakonshëm i cili ka marr një kahje të gabuar në zhvillimin e vet. Është një qytet që është kryesisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbërta, kryesisht i papastër dhe jo shumë miqësor për fëmijët. Prishtinës i duhet një ndryshim radikal në kahjen e zhvillimit’’, ka thënë ajo.

Tutje, e njëjta ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë ‘‘e këtij ndryshimi’’.

‘‘Unë dua të jem pjesë e këtij ndryshimi, ndaj në vjeshtë do të garoj për kryetare të Komunës në zgjedhjet lokale 2025.  Ju ftoj të më bashkangjiteni të gjithë ju që i ndani shqetësimet e mia për qytetin dhje që keni sado pak energji që të përfshiheni në përpjekjen tonë të përbashkët për ndryshim’’, ka deklaruar ajo. /GazetaExpress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *