25 C
Pristina
E shtunë, 14 Qershor, 2025

Rritet çmimi i naftës pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 4 dollarë për fuçi të premten, duke arritur çmimin e tyre më të lartë në pothuajse pesë muaj pasi Izraeli goditi Iranin, duke përshkallëzuar në mënyrë dramatike tensionet në Lindjen e Mesme dhe duke rritur shqetësimet për ndërprerjen e furnizimeve me naftë.

Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent u rritën me 4.60 dollarë, ose 6.63%, në 73.96 dollarë për fuçi, pasi arritën një maksimum brenda ditës prej 78.50 dollarësh, më i larti që nga 27 janari. Nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate u rrit me 4.99 dollarë, ose 7.33%, në 73.03 dollarë për fuçi, pasi arriti një maksimum prej 77.62 dollarësh, më i larti që nga 21 janari, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën “West Texas Intermediate” u rrit për 7,33 për qind dhe shkoi në 73,03 dollarë për fuçi.

Rritjet e çmimeve të premten ishin lëvizjet më të larta brenda ditës që nga viti 2022, pasi Rusia e filloi pushtimin e plotë të Ukrainës, duke e shkaktuar rritjen e madhe të lëndeve të energjisë.

Izraeli tha se në sulmet ndaj Iranit ka vënë në shënjestër qendra bërthamore, fabrika të raketave balistike dhe komandantë ushtarakë në fillimin e atij që paralajmëroi se do të jetë operacion i gjatë për t’ia parandaluar Teheranit prodhimin e armëve bërthamore.

Disa tregtarë të naftës në Singapor thanë se është ende shumë herët për të thënë nëse sulmi izraelit do të ndikojë në dërgesat e naftës në Lindjen e Mesme, pasi një gjë e tillë do të varet nga mënyra se si do të hakmerret Irani dhe nëse Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë apo jo.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here