Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, është shtruar në Klinikën e Psikiatrisë tash e një javë, pasi gjykata vendosi që t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik, raporton Klankosova.tv.
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri në një përgjigje për Klankosova.tv. bëri të ditur se nga ekipi mjekësor pritet të kryhet vlerësimi psikiatrik.
Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë në seancën e 9 qershorit lëshoi urdhëresë që Instituti ta bëjë ekzaminimin psikiatrik dhe kjo është konfirmuar edhe sot për Klankosova.tv nga zëdhënësja, Mirlinda Gashi.
Me datë 09.06.2025 trupi gjykues në këtë çështje penale ka lëshuar Urdhëresë përmes së cilës është urdhëruar Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë të bëjë Ekzaminimin Psikiatrik për të akuzuarin N.M.”