25.8 C
Pristina
E martë, 8 Korrik, 2025

Sveçla reagon pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan: Hetim i thelluar dhe i pakompromis

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vdekjes së Agon Zejnullahut para mëngjesit të djeshëm në Lipjan.

Ai ka kërkuar hetim urgjent dhe profesional nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe bashkëpunim të plotë nga Policia e Kosovës.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme, sapo jam informuar për ngjarjen, kam kërkuar angazhim urgjent dhe profesional nga Inspektorati Policor i Kosovës si dhe bashkëpunim të plotë të Policisë së Kosovës gjatë këtij hetimi. Në kuadër të kësaj, hetimet tashmë janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal”, ka shkruar Sveçla.

“Bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë është kyç për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë”, tha tutje ai.

Ministri në detyrë gjithashtu u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të të ndjerit, duke theksuar se besimi i qytetarëve në Policinë e Kosovës duhet të ruhet përmes transparencës, drejtësisë dhe përgjegjësisë në çdo rast.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here