Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka ironizuar me mungesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në seancën e 48-të konstituive të Kuvendit, ku vazhdon të mbetet i bllokuar themelimi i institucioneve të reja.
Gjatë diskutimit për caktimin e një anëtari në komisionin për votim të fshehtë, Kadrijaj tha se AAK e ka kandidatin e saj, por aludoi me ironi në mungesën e Kurtit.
“AAK e ka kandidatin, por paska shku në pushime në Greqi”, deklaroi ajo, pas kërkesës së kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që të propozohej një emër nga radhët e opozitës.