Një person ka vdekur pas lëndimeve të marra në vendin e punës në Ferizaj.
IndeksOnline mëson se i ndjeri është T.Islami, 27- vjeçar.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje për vdekjen e tij.
Sipas njoftimit, dy persona derisa ishin duke punuar kur është rrezuar mjeti i punës, (autovinçi) dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime, por njëri prej tyre nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve.
”Ferizaj / 26.07.2025 – 11:45. Raportohet se dy viktimat m/k derisa kanë qenë duke punuar, është rrëzuar mjeti i punës (autovinçi) dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve. Rasti në hetime.” thuhet në raportin e plotë.