Një mërgimtar ka xhiruar veten pasi u ndalua nga Policia e Kosovës në trafik ku pretendon për keqtrajtim të tij nga zyrtarët policor me dramë të jashtëzakonshme, aq sa thotë që jeta iu paska rrezikuar, transmeton Gazeta Metro.
Në një video që e publikoi portali KosovaSot të shtunën jo vetëm që shfaqet i pakënaqur me keqtrajtimin e pretenduar në atë xhirim por edhe lëshon deklarata të pamatura për Policinë e Kosovës.
“Unë jam evropian, s’jam tu ni i sigurt n’Kosovë. E mbytën një, tash mbytëm edhe mu se ja keni nis, rend po mytni…”
Në xhirim nuk vërehet ndonjë trajtim jashtë rutinës nga zyrtarët policor. E as nuk pengohet të xhirojë ky individ deri në momentin kur i drejtohet kamera zyrtarit për t’ia zbuluar identitetin. Çka vërehet është se ishte një ndalim rutinë për kundërvajtje në trafik nga aq sa duket nga xhirimi./gazetametro,net