16.9 C
Pristina
E hënë, 4 Gusht, 2025

“U gjet i groposur disa metra… i mbuluar me dërrasa” Detaje tronditëse nga gjetja e trupit të pajetë të Enver Bajraktarit

Një ditë pas raportimit për zhdukjen e tij, policia në Lipjan ka zbuluar trupin e pajetë të 45-vjeçarit Enver Bajraktari, i varrosur në një arë pranë fshatit Baicë.

Trupi i viktimës u gjet i groposur disa metra nën sipërfaqe dhe i mbuluar me disa dërrasa. Policia konfirmoi se ka nisur hetimet për qartësimin e rrethanave që çuan në vdekjen e tij.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, grupi që po e kërkonte Bajraktarin ndoqi gjurmët, të cilat treguan se trupi ishte tërhequr me forcë drejt një gropë të improvizuar në një arë të mbjellë me misër disa metra nën sipërfaqe, ku ishin vendosur edhe disa dërrasa për ta kamufluar vendin e varrimit.

Sipas dëshmive të familjarëve, Enver Bajraktari nuk kishte pasur asnjë konflikt të mëparshëm, as mosmarrëveshje me persona të tjerë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, konfirmoi se trupi, ndonëse ende i paidentifikuar, u gjet rreth orës 12:00 nga patrulla policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.

“Sot rreth orës 12:00, më fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar).”

Ajo shtoi se hetuesit policor kanë nisur veprimet procedurale dhe trupi është dërguar menjëherë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer autopsinë dhe për të konfirmuar identitetin e viktimës.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim.

Zëdhënsja gjithashtu bëri të ditur se hetimet janë duke u zhvilluar intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

“Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë. Aktualisht hetiesit janë duke puniar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here