23.4 C
Pristina
E enjte, 14 Gusht, 2025

Merret vendimi për Top Kolshi’n, i dyshuari për vrasjen e Enver Bajraktarit dhe groposjen e tij

I është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji Top Kolshit, të arrestuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.

Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Sinjalin se Prokuroria ka kërkuar caktimin e kësaj mase dhe ajo është vendosur nga Gjykata në seancën e mbajtur.

Një person është arrestuar të martën nën dyshimin për përfshirje në vrasjen e rëndë që ka ndodhur në Baicë të Lipjanit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë një ditë më parë njoftoi se i dyshuari Top Kolshi e ka pranuar fajin për vrasjen dhe pastaj fshehjen e kufomës së Enver Bajraktarit.

Një ditë pasi e kishin raportuar të zhdukur, familjarët e kishin gjetur trupin e Bajraktarit në një gropë mbi të cilën kishte edhe dërrasa, brenda një are të mbjellë me misër në fshatin Baicë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se zbulimi i të dyshuarit është bërë pas një pune intensive me policinë.

Pas punës operative, Top Kolshi u arrestua më 12 gusht. Arrestimi u krye në shtëpinë e tij në Baicë, ku gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi dy telefona, një pushkë gjuetie, 50 gëzhoja dhe prova të tjera që mund të lidhen me vrasjen.

Sinjali mësoi se toka ku u gjet trupi ishte pronë e një personi tjetër, por Kolshi e kishte punuar dhe mbjellë me misër, aty edhe ku e kreu krimin.

Grupi që po e kërkonte Bajraktarin ndoqi gjurmët, të cilat treguan se trupi ishte tërhequr me forcë drejt një gropë të improvizuar në një arë të mbjellë me misër disa metra nën sipërfaqe, ku ishin vendosur edhe disa dërrasa për ta kamufluar vendin e varrimit.

“Kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje”, deklaroi një familjar i viktimës.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here