4.7 C
Pristina
E diel, 24 Nëntor, 2024

Rrugët e përgjakura: Tre të vdekur vetëm dje nga aksidentet në Kosovë

Tre persona kanë humbur jetën gjatë 24-orëve të fundit si pasojë e aksidenteve në trafik.

Policia ka njoftuar se përveç tri aksidenteve me pasoja fatale kanë ndodhur edhe 23 të tjera me persona të lënduar dhe 15 me dëme materiale.

Aksidentet me persona të vdekur kanë ndodhur në Komoran, Lipjan dhe Rahovec, transmeton IndeksOnline.

Njoftimi i policisë për tri aksidentet fatale:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. “Nazmi Gashi”, Komoran/01.09.2024 – 13:30. Raportohet për një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me drejtues një mashkull kosovar dhe një femër kosovare dhe një motoçiklisti mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa drejtuesi i njërës nga veturat e përfshira në aksident i dyshuari kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Raport shtesë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. “Ibrahim Rugova”, Lipjan / 31.08.2024 – 18:30. Raportohet se më 01.09.2024 në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve në aksident trafiku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fshati Celinë, Rahovec / 22.08.2024 – 14:18. Raportohet se më 01.09.2024 në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve në aksident trafiku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here