4.9 C
Pristina
E diel, 24 Nëntor, 2024

Imer Imeri paraqitet si viktimë në Speciale: S’jam kundër UÇK-së, por veprat e disave me sollën këtu

Imer Imeri, mbështetës i LDK-së gjatë luftës është dëshmitari i radhës që po dëshmon në Gjykatën Speciale në Hagë, në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ai tha se do që t’i tregojë popullit se nuk është kundër UUÇK-së por se veprat e disa individëve e kanë çuar të dëshmojë në Hagë.

Atij iu paraqitën fotografi. Ai i shënjoi disa prej tyre për të cilat tha se ishin vendet ku ai ishte mbajtur i ndaluar e ishte keqtrajtuar.

“Në këtë vend isha i burgosur prej 12 prillit 1999 deri me 20-22 qershor 1999. Ky vend quhet Cahan i Kurmes. Këtu përpara si duket është një derë e vogël, e dyta është dera e hyrjes. Mbi derë të hyrjes ishte dritarja ku kam ndejtë unë prej 12 prill deri me 20-22 qershor”, tha Imeri.

Imer Imeri po merret në pyetje nga prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Vega Iodice.

Prokuroria pretendon se Imeri ishte rrëmbyer nga anëtarët e UÇK-së me maska dhe ishte mbajtur i ndaluar në Shqipëri, ku, siç thotë Prokuroria, “e kanë rrahur ushtarët e UÇK-së” dhe “ka parë se si janë keqtrajtuar persona të tjerë që kanë qenë të ndaluar ma të”.

Imer Imeri është vëllai i aktivistit të LDK-së, Haki Imeri i cili ishte vrarë në nëntor të vitit 1999

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here