Mbrëmë, Prishtina u trondit nga një incident i armatosur mes dy grupeve, ku si pasojë një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën.
Në mesin e të plagosurve janë një 21 dhe 29 vjeçar, por që janë jashtë rrezikut për jetë.
Kështu ka bërë të ditur kirurgu, Vesel Skenderi.
Ai ka thënë se gjendja e pacientëve është e mirë.
“Gjendja e tyre është mirë, ata trajtohen tash pas operacionit me të gjitha shërbimet e nevojshme“ – “Njëri pacientë është i lindur në vitin 2003, pacienti tjetër është 1995, ata janë jashtë rrezikut për jetë“ – tha ai.
Tutje, Skenderi theksoi se njëri pacientë ka plagë në pjesën e kokës por që është një plagë rrëshqitse.
“Kanë plagë në abodmen, njëri pacient ka në ekstremitet e poshtme, pacienti tjetër ka në pjesën e kokës por një plagë rrëshqitse“, deklaroi kirurgu.
Ndryshe ,nga Policia kanë bërë me dije se pesë personat e plagosur janë duke u trajtuar në QKUK, “nën masën e arrestit dhe mbikëqyrjes policore”.