12.4 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, beson se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit, janë të motivuara nga politika e brendshme, përpara zgjedhjeve të shkurtit, por thekson se ato janë të rrezikshme për Kosovën.

Të premten e kaluar, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mbylli disa institucione paralele serbe në veri të vendit.

Aksioni nxiti reagimin e NATO-s, Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore, të cilat e cilësuan si “të pakoordinuar” me aleatët perëndimorë dhe me rrezik për sigurinë.

“Për mua, këto janë gjeste dhe manovra në nivel të politikës së brendshme, të cilat mund të jenë të mira për fatin politik të [kryeministrit Albin] Kurti, por nuk janë të mira për Kosovën”, thotë Kupchan për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, Kosova duhet ta balancojë ushtrimin e sovranitetit me synimin për t’i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë dhe për t’u bërë vend anëtar i BE-së dhe NATO-s.

I pyetur rreth kritikave të ashpra të ndërkombëtarëve karshi Qeverisë, pas mbylljes së disa institucioneve paralele serbe në veri, veçanërisht pasi SHBA-ja tha se ky veprim pasqyron “përkeqësimin e marrëdhënieve tona”, Kupchan tha:

Mendoj se është veçanërisht shqetësuese, sepse vjen pas një sërë hapash që ka ndërmarrë Qeveria e Kurtit – prej se ka ardhur në pushtet – e që kanë penguar dialogun me Serbinë dhe kanë rrezikuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Qoftë ndalimi i përdorimit të dinarit, qoftë detyrimi për ndryshimin e targave, përpjekja për hapjen e urës së Ibrit, përpjeka e njëanshme për t’i instaluar kryetarët e komunave në veri, edhe pse janë zgjedhur nga një pakicë e vogël votuesish, apo tani mbyllja e këtyre institucioneve paralele… këta nuk janë hapa të dobishëm.

Por, tani që zgjedhjet në Kosovë janë shpallur për muajin shkurt, mendoj që Kurti po pozicionohet për t’ia dalë mirë në atë proces.

E dimë se kudo në botë, por sidomos në Ballkan, nacionalizmi funksionon mirë.

Unë mendoj se Kurti po e bën pikërisht këtë. Por, sipas vlerësimit tim, është dritëshkurtër, sepse e minon mbështetjen e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe nuk ndihmon për ta çuar përpara dialogun me Serbinë – përkundrazi, e kthen prapa.

Për mua, këto janë gjeste dhe manovra në nivel të politikës së brendshme, të cilat mund të jenë të mira për fatin politik të Kurtit, por nuk janë të mira për Kosovën”, ka deklaruar ai.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here