Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka vendosur të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator, duke rihapur sfidën për zgjidhjen me dy shtete dhe duke shkaktuar reagime të ashpra nga Izraeli dhe aleati i tij, Shtetet e Bashkuara.
Në një letër drejtuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Macron shkruan se: “Vendosmëria jonë për të parë popullin palestinez të ketë shtetin e vet është e rrënjosur në bindjen tonë se paqja e qëndrueshme është thelbësore për sigurinë e shtetit të Izraelit.”
Ai shton se përpjekjet diplomatike vijnë nga “zemërimi ynë ndaj katastrofës së tmerrshme humanitare në Gaza, për të cilën nuk mund të ketë asnjë justifikim.”
Ky lëvizje diplomatike synon të sjellë rivendosjen e shtetit palestinez në agjendën ndërkombëtare si pjesë e një vizioni paqeje, duke pasur në fokus përfundimin e konfliktit shkatërrues në Gaza.