div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-20507 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Dimal Basha kërkon falje për punimin me emër të tij kundër UÇK-së: Për herë të parë e kam parë pas 13 vitesh, është dashur të jem më i kujdesshëm

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, sërish është pyetur për punimin shkencor lidhur me UÇK-në.

Ai ka pranuar se ka qenë i pakujdesshëm. Pretendoi se për herë të parë e ka parë këtë artikull tek tash, pas 13 vitesh.

“Ju e dini që kam bërë deklaratë tanimë ku kam tregu që kjo ka ndodhur në vitin 2021 sa kam qenë student, autorja e ka pranu dhe ka leshu komunikatë që nuk mbaj përgjegjësi përveç kapitullin tre. Fusha ku unë kam studiuar, e mbuloj vetëm këtë fushë. Prej meje, sa për sqarim, më është kërkuar një kapitull, për fushën që ki hulumtime, dhe e kam dorëzuar, me bindjen që ka me u publiku veçantë. Bindja ka qenë që “Globalizimi dhe Ballkani Perëndimor”, dhe kam menduar se do të dalë një kapitull i veçantë. Por jo se do të del bashkëautorësi me dikë tjetër, kurrë nuk kisha pranu me qenë bashkëautor me një punim shkencor ku flitet ashtu për UÇK-në, unë prej vitit 2008 publikoj opinione, dhe kam qenë pjesë aktive e shoqërisë. Asnjëherë në asnjë moment nuk e kam ditur që do të publikohet si bashkëautorësi. Kurrë në jetë nuk e kam lexu artikullin, hera e parë në jetë këto ditë e kam pa që del edhe emri im në të njëjtin paper. Pajtohem që është dashur me qenë më i kujdesshëm, sikur ta kisha lexu kisha reagu menjëherë. Duhet me mbajt përgjegjësi, kam qenë student”, tha ai.

Basha tha se ka kërkuar të tërhiqet kapitulli i tij dhe emri i tij nga punimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *