-0.1 C
Pristina
E diel, 24 Nëntor, 2024

“Njerëzit e krimit nuk do të jenë më në këtë pjesë”, Agim Bahtiri flet për situatën në veri

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri vlerëson se situata në pjesën veriore të Kosovës po shkon drejt normaliteti.

Në studion e hapur të ‘Politiko’ në Kanal10 të realizuar në pjesën veriore të Kosovës, Bahtiri ka thënë se njerëzit e krimit nuk do të jenë më në këtë pjesë.

“Strukturat paralele dhe ato kriminale janë larguar nga kjo pjesë e Kosovës dhe qytetarët po ndihen të lirshëm. Mund të jetë i fshehur ndonjë aty-këtu, por në momentin që zbulohen do të arrestohen, për arsye se njerëzit e krimit më nuk do të jenë në këtë pjesë dhe mendoj që Policia e Kosovës është duke bërë një punë të shkëlqyer në ofrimin e sigurisë ”, ka thënë Bahtiri në emision ‘Politiko’ në Kanal10.

Tutje ai ka shtuar se do të arrijmë që të bëjmë shtetin e Kosovës funksional edhe në pjesën veriore të vendi.

“Ne jemi për shtrirje të dorës për secilin qytetarë të Kosovës duke përfshirë edhe pjesën veriore deri në kufi me Serbinë për arsye se ne dëshirojmë të bëjmë një shtet të përbashkët sepse ne tashmë e kemi themeluar një shtet multietnik dhe si të tillë do të mbajmë”, ka thënë Bahtiri.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here