-1.2 C
Pristina
E diel, 24 Nëntor, 2024

Rrustemi i bindur për fitoren e VV-së: Në zgjedhjet e ardhshme do të shënojmë rekord të ri, do ta kalojmë atë të 14 shkurtit

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, është i bindur që në zgjedhjet të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025 LVV-ja prapë do të jetë fituese.

Madje, sipas tij, ky subjekt politik do të shënojë rekord të ri, pavarësisht rezultateve të 14 shkurtit ku i morën 51 për qindëshin.

“Jam i bindur që do të ketë një rekord të ri që do ta tejkalojë 14 shkurtin. Jam i bindur që qytetarët e Kosovës do t’i japin VV-së një mazhorancë nëse jo të njëjtë çfare i kanë dhënë më 14 shkurt vetëm se më të fortë edhe më 9 shkurt, për t’i vazhduar projektet që i kanë nisur gjatë këtij mandati të parë”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ndërkohë, lidhur me deklaratat e opozitës, të cilët sipas tyre VV-ja nuk do të arrijë më një rezultat të tillë si ai i 14 shkurtit, Rrustemi tha se njëjtë kanë menduar edhe në vitin 2022.

“Ata kanë thënë edhe më 2022-tën që edhe Adem Jashari me u çu se nuk ka mundësi me i marrë 51 për qind e ne i kemi marrë 51 për qind. Opozita nuk është burim kredibil i informacionit e as i qëndrimeve. 9 shkurti do të jetë përsëri një përgjigje edhe për ata që thonë kësisoj dhe natyrisht do të jetë edhe një mazhorancë edhe më e konsoliduar për VV-në bashkë me partnerët Guxo dhe Alternativa”, tha deputeti Rrustemi.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here