Pas ngjarjeve që tmerruan kryeqytetin ditët e fundit, ka reaguar deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri.
Ai përmes një postimi në Facebook, e ka krahasuar Prishtinën me Texasin.
Tutje, Tahiri ka thënë se pasiguria në Prishtinë është brenga kryesore e qytetarëve.
Ai i është drejtuar edhe Qeverisë se Kosovës, ku mos reagimet e tyre ndaj këtyre ngjarjeve i ka cilësuar si turp.
‘’ Pasiguria në kryeqytet është bërë brenga kryesore për qytetarët e Prishtinës. Mbrëmë, një vrasje e një djali të ri dhe pesë plagosje. Sot, një therrje e një djaloshi në një shkollë fillore. Si more spo ju vjen turp, asnjë reagim apo asnjë qëndrim nga qeveria e Kosovës, që na lodhi me popullizëm e kurr su morën me tema që janë brengë serioze. Apo, aty ky nuk ka votë e popullizëm nuk flisni. A e shihni sa është rritur krimi nën udhëheqjen tuaj. Pak banorë jemi me pas këtë nivel të krimit. Turp!’’ ka shkruar ai.