Analistja tha se në Kosovë nuk ekzistojnë grupe politike antiamerikane dhe se bashkëpunimi me SHBA duhet të mbetet prioritet.
Analistja Zana Avdiu ka thënë se ndërprerja e Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shërbejë si një sinjal alarmi për Kosovën.
E ftuar në emisionin Pressing, Avdiu theksoi se pavarësisht dallimeve politike, në vend nuk ka forca antiamerikane dhe se as kryeministri Albin Kurti nuk mund të shihet si i tillë.
“Nuk ka grupe politike antiamerikanë në Kosovë, as Kurti nuk është,” deklaroi ajo, duke shtuar se ruajtja e marrëdhënieve të ngushta me SHBA-në është thelbësore për të ardhmen e vendit.
Sipas saj, bashkëpunimi i institucioneve kosovare me Uashingtonin mbetet interes strategjik dhe duhet të trajtohet si prioritet absolut në politikën e jashtme të Kosovës.



