NATO i ka dërguar një mesazh Rusisë që të ndalojë sjelljen e saj “të papërgjegjshme” dhe “të pamatur” kundër shteteve anëtare, duke dënuar shkeljet e Moskës më 19 shtator, kur tre avionë MiG-31 rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë për më shumë se dhjetë minuta.
Duke paralajmëruar për aktivizimin e Nenit 5, klauzolës së mbrojtjes kolektive që thotë se një sulm ndaj një shteti anëtar të NATO-s konsiderohet një sulm ndaj të gjithëve, Këshilli i Atlantikut të Veriut, i cili u mblodh me kërkesë të Estonisë, shprehu “solidaritetin e plotë” me Aleatët, hapësira ajrore e të cilëve është shkelur.
“Rusia mban përgjegjësi të plotë për këto veprime, të cilat po përshkallëzohen, mbartin rrezikun e llogaritjes së gabuar dhe vënë në rrezik jetët. Këto veprime duhet të ndalen”, thekson Këshilli i Atlantikut të Veriut.
NATO thotë se përgjigja e saj “ndaj veprimeve të pamatura të Rusisë do të mbetet e fortë”.
Në këtë kontekst, Operacioni Eastern Sentry u nis më 12 shtator për të forcuar pozicionin e NATO-s në të gjithë krahun lindor
“Ne do të rrisim më tej aftësitë tona dhe do të forcojmë qëndrimin tonë parandalues dhe mbrojtës, duke përfshirë mbrojtjen efektive ajrore”, thekson Këshilli.
Në të njëjtën kohë, NATO po sinjalizon se anëtarët e Aleancës nuk do të ndikohen nga veprimet e papërgjegjshme të Rusisë dhe do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.



