Analisti Vehbi Kajtazi tha se është i bindur që kryeministri në detyrë, Albin Kurti punon për Serbinë dhe Rusinë.
Sipas Kajtazit, Kurti nuk e përfaqëson interesat e këtij shteti.
“Me këtë që tha zoti Kurti nuk kam asnjë dilemë që ky njeri nuk punon për Kosovën, ky nuk i përfaqëson interesat e këtij shteti, ky njeri e tha vet se ai përfaqëson interesat e Rusisë, se ai tha ‘s’du me ni a po don Amerika a jo me tërheq Serbinë dhe krejt Ballkanin nga ndikimi rus”, tha Kajtazi në Klan Kosova.
Ai shtoi se Rusia çdo ditë investon që ta mbajë rajonin, më saktë Serbinë nën kontroll, duke nënvizuar se një pro-amerikan do të ishte në gatishmëri me iu përgjigj Amerikës gjithçka që ka të bëj me sigurinë.



