Gazetari i VOX Kosova, Valon Rashiti, është kërcënuar seriozisht në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”.
Gazetari Rashiti ka treguar se Berisha e ka kërcënuar duke i thënë: “Kam me të ngreh zhag, ka me të shky si zhabën”.
Ngjarja ka ndodhur në Hotel “Emerald”, ku po mbahet ceremonia e dekorimit të Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, nga Presidentja Vjosa Osmani.
Gazetari Rashiti ka shkuar atje për ta mbuluar këtë ngjarje. Porsa Berisha e ka parë, iu është afruar dhe e ka kërcënuar.
Kërcënimi i gazetarit Rashiti lidhet me raportimet që ai i ka bërë para disa muajsh për keqpërdorimet në Fedratën e Futbollit të Kosovës.