12.9 C
Pristina
E premte, 10 Tetor, 2025

Viktima nga bombola e gazit është një 13-vjeçare, shpërthimi ndodhi në shtëpinë e saj

Një vajzë 13-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e plagëve që mori nga shpërthimi i bombolës së gazit në shtëpinë e saj në fshatin Shajne të Dragashit.

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi dje pasdite rreth orës 18:31, ndërsa nga shpërthimi nuk pati persona të tjerë të lënduar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se policia ka shkuar në vendngjarje menjëherë pas marrjes së informatës.

“Përmes Qendrës Emergjente Prizren (112), policia ka pranuar një informacion se në fshatin Shajne, Komuna e Dragashit, ka ndodhur një lëndim aksidental i një fëmije, i cili dyshohej se ishte me lëndime të rënda. Menjëherë pas pranimit të informatës, patrulla policore nga Stacioni Policor Dragash është nisur në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent Pas arritjes në vendngjarje, është konstatuar se bëhet fjalë për të miturën E.F.I. (vajzë, 13 vjeçare), e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në shtëpinë e saj. Ekipi mjekësor,  në vendngjarje ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”.

Sipas informatave fillestare, nuk ka persona të tjerë të lënduar, tha ai.

“Në vendngjarje kanë dalë njësitet hetimore dhe forenzike të Stacionit Policor Dragash, si dhe hetuesit rajonalë bashkë me eprorët policorë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë”.

Policia është duke e hetuar rastin si vepër  “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here