12.4 C
Pristina
E diel, 12 Tetor, 2025

Manaj pas triumfit ndaj Serbisë: Një nga ditët më të bukura, festova me shqiponjën sepse ashtu e ndjeva

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, ishte protagonisti kryesor në fitoren historike të kuqezinjve ndaj Serbisë, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 46-të dhe duke e festuar me simbolin e shqiponjës.

Pas ndeshjes, Manaj u shpreh i lumtur për suksesin, duke e konsideruar këtë ditë si një ndër më të bukurat në karrierën e tij. Ai gjithashtu reagoi ndaj kritikave që mori pas ndeshjes së parë.

“Është një nga ditët më të bukura, i respektoj komentet pas ndeshjes së parë, por gjithashtu mendoj se disa nuk i meritoja, sepse kemi fëmijë, kemi familje. Por e rëndësishme është fitorja që e meritojnë të gjithë shqiptarët”, tha Manaj për Digitalb.

Për festimin e golit, ai tha se gjithçka ndodhi natyrshëm:

“Pasi bëra gol, nuk kuptova asgjë, thjesht festova me çunat sepse isha i lumtur. Unë festova me shqiponjën sepse ashtu e ndjeva”.

Sulmuesi 27-vjeçar tregoi gjithashtu se në pjesën e parë kishte ndjerë lodhje pas një goditjeje:

“Në pjesën e parë isha shumë i lodhur sepse mora një goditje me taka”, – u shpreh Manaj, duke i përgëzuar edhe bashkëlojtarët për përkushtimin në fushë.

Shqipëria fitoi ndaj Serbisë me rezultatin 0-1, në një përballje që do të mbahet mend gjatë nga tifozët kuqezi.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here