Një incident me armë ka ndodhur në qendër të Prishtinës rreth një ore më parë, aty ku po ndiqej ndeshja Serbi-Shqipëri.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytetin, Enis Pllana.
Ai ka thënë se është arrestuar personi i dyshuar ndërsa nuk ka të lënduar.
”Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një person të dyshuar. Lidhur me rastin nuk ka persona të lënduar.” tha ai për IndeksOnline.