div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-23489 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Dalin rezultatet e para, këta janë asamblistët që po dalin më të votuarit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të kandidatëve për asamble nëpër disa komuna. Në Gjilan, janë numëruar 15.04 përqind e votave.

Si bartës i listës, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 1 mijë e 434 vota, sipas KQZ’së.

Ndërkaq, kandidati për asamble me më së shumti vota nga radhës e VV-së është Avdyl Kastrati me 81 vota, i dyti Sabri Rexhepi me 79 dhe e treta Erestina Isufi me 77 vota.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka dalë parti e dytë në këtë komunë, bartësi i listës, Arbër Ismajli ka marrë 954 vota.

Kandidati për asamble me më së shumti vota deri më tani nga LDK-ja është Artan Cani me 106 vota, u dyti është Sami Ahmeti me 88 dhe e treta, Florina Jerliu me 75 vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *