11.9 C
Pristina
E enjte, 16 Tetor, 2025

Përditësohen rezultatet, befasi në Prishtinë: Ndryshon lista e të parëve për Asamble

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës.

LDK renditet si parti e parë me 30.81 përqind, VV e dyta me 21.46 përqind, PDK me 21.28 përqind dhe AAK me 10.14 përqind. Deri tani janë numëruar 31 vendvotime, shkruan Reporteri.net.

Në listën e LDK i pari është Përparim Rama, si bartës liste me 2 mijë e 924 vota. Pas tij renditen Bujar Gashi me 187 vota, Bekim gashi me 148, Milazim Vitija me 137 dhe Fadil Aliu me 115.

Tek VV e para është Mrika Limani Myrtaj, si bartëse liste, me 2 mijë e 37 vota, e ndjekur nga Gëzim Sveçla me 144, Jeta Bujari me 119, Feim Osmani me 92 dhe Avni Osmani me 91.

Tek PDK prin Uran Ismaili si bartës liste me 2 mijë e 20 vota. Agron Canolli është i dyti me 109 vota, Besianë Masmurati me 108, Leutrim Retkoceri 78 vota dhe Ilirim Musliu me 74 vota./Reporteri.net

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here