5.1 C
Pristina
E mërkurë, 29 Tetor, 2025

“Shteti rrezikon të falimentojë”, rreziqet e Kosovës në mungesë buxheti

(Radio Evropa e Lirë) Dështimi për formimin e një qeverie të re ka rritur rrezikun që Kosova të hyjë në vitin 2026 pa buxhet.

Eksperti i financave, Haki Shatri tha në një intervistë për Radio Evropa e Lirë se, shteti rrezikon të falimentojë, teksa mund të mos ketë para as për paga, e as për pensione e shtesa për fëmijët në fillimvitin e ardhshëm.

“Sipas përvojës që kam pasur edhe në Kuvend, Kuvendi mund të hyjë pak “në të kuqen”, nëse pajtohen deputetët me shumicë votash, t’i kërkojnë Qeverisë që të marrë vendim lidhur me buxhetin. Përndryshe, tjetër rrugë nuk ka.Thjesht, jam i trishtuar deri ku ka ardhur puna. Të vijë situata, pas 25 vjetësh çlirim, të falimentojë shteti, të mbyllet shteti, të mos funksionojë”.

“Nëse më 1 janar nuk kemi një vendim të plotfuqishëm për të vazhduar një e dymbëdhjeta e buxhetit të këtij viti, nuk do të ketë paga, pensione, shtesa të fëmijëve, nuk do të ketë më para për asnjë lloj shpenzimi, as për lëndë djegëse sa për të futur çelësin një veture [qeveritare] për ta ndezur”.

Ai theksoi se vetëm një qeveri me kompetenca të plota mund të ndërmarrë nisma për ndryshimin e ligjit për buxhetin, apo për vazhdimin e ndarjeve buxhetore edhe për muajt e parë të 2026-tës.

“Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të funksionalizohet një e dymbëdhjeta e buxhetit në janar, edhe tërmet të ketë, nuk guxon askush të ndërmarrë asgjë”, shprehet Shatri.

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave thotë se pa një qeveri të re, në janar s’do të ketë para as për ushtrinë e Policinë, transmeton Klankosova.tv.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here