Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim lidhur me shpërndarjen e disa e-mailave të rremë, që përmbajnë informacione të pasakta dhe të falsifikuara.
Këto e-maile, që pretendohen të jenë të lëshuara nga zyrtarë të lartë të PK-së dhe organizata të tjera ndërkombëtare si FBI, INTERPOL dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike, përmbajnë njoftime të rreme lidhur me ftesa për arrestime ose detyra urgjente për t’u paraqitur në selinë e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës thekson se këto informacione nuk janë dokumente zyrtare dhe janë shpërndarë për qëllime mashtruese./Klankosova.tv



