10.1 C
Pristina
Wednesday, October 29, 2025

Gjejnë ‘ujdi’ AAK dhe VV, lidhin marrëveshje edhe në këtë komunë, e treta vetëm sot

 

Seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë mund të ketë përplasur ashpër Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin

Por, LVV-ja dhe AAK-ja janë më të afërta se kurrë në nivelin lokal, shkruan IndeksOnline.

Vetëm dje dhe sot, këto dy parti kanë lidhur jo një, jo dy, por tri koalicione në tri qytete.

Pas koalicionit mes LVV-së dhe AAK-së në Fushë-Kosovë dhe Junik, radhën e pati qyteti i Prizrenit.

Oferta për koalicion u nis nga LVV-ja në adresën e AAK-së në Pejë, po ashtu.

Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka njoftuar lidhjen e koalicionit me Artan Abrahsin, duke thënë se mbeten të përkushtuara të jenë pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Në bazë të vendimit të Kryesisë së Degës së AAK-së në Prizren dhe në pajtueshmëri me Statutin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,

sot kemi nënshkruar marrëveshje te koalicionit qeverisës me z. Artan Abrashi, kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Aleanca, dega në Prizren, mbetet e përkushtuar që, në përputhje me programin tonë politik e zhvillimor, të jetë gjithmonë pranë qytetarit dhe në shërbim të tij.

Ne zotëhemi se do të përfaqësojmë me dinjitet interesat e qytetarëve tanë në çdo nivel të qeverisjes lokale dhe se do të punojmë me përkushtim për një Prizren të drejtë, të zhvilluar dhe të bashkuar.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here