Të mërkurën e 29 tetorit, Siria u rreshtua pranë 119 shteteve që e njohin Kosovën.
Kështu Siria u bë vendi i 120-të që zyrtarisht e njohu Republikën më të re në Europë që Pavarësinë e ka shpallur në 17 shkurtin e 2008-ës.
Ky hap po konsiderohet goxha i madh nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ai konsideron se kjo njohje do të jetë nxitëse edhe për vendet e tjera në lindjen e mesme të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Meritat sipas ish-diplomatit nuk duhet të përvetësohen nga askush.
“Njohja e Sirisë është një lajm i madh e shumë i rëndësishëm për Kosovën, sepse është një shtet që e ka një peshë shumë të madhe në Lindje të Mesme dhe shteti i cili historikisht ka qenë kundër Kosovës. Mendoj që Iraku është shteti i radhës që mund ta njoh Kosovën. Përveç tij, e shoh të mundur që edhe Libani, Tunezia e Indonezia ta njohin Kosovën”, tha ai.
“Kontirbuti është i të gjithëve, por natyrisht nga SHBA-të s’do të ndodhte njohja. Përveç tyre, edhe Turqia ka kontribuar”, tha ai.




