Deputeti i LDK-së, Anton Quni, e ka bërë të qartë pozicionin e tij sa i përket votimit të mundshëm të një qeverie të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai thotë se në asnjë rrethanë nuk del kundër vendimit të partisë së tij për të dhënë votën pro një Qeverie Kurti 3, shkruan Reporteri.net.
Quni përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se qëndrimi i tij mbetet i palëkundur në përputhje të plotë me vendimmarrjen e strukturave të partisë së tij.
“Në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht, unë, Anton Quni, nuk do të ndryshoj anë, e as nuk do të votoj në të kundërtën e vendimit të Kryesisë së LDK-së. Qëndrimi im është dhe mbetet i palëkundur, në përputhje të plotë me vendimmarrjen e strukturave të partisë sime. Një herë LDK, gjithmonë LDK!”, ka shkruar Quni në Facebook.




